Workshop per Quad9 DNS

Pershendetje,
Online po diskutohet shume per Quad9 DNS dhe mendova se mund te benim nje prezantim dhe nje workshop prane OpenLabs per kete teme sepse me duket shume interesante si teme

4 Likes

Përshëndetje Kilmi, nqs teknologjia që propozon të prezantosh përputhet me një nga temat copyright reform, free libre open source ose privatësia online je me se i mirëpritur. Të lutem ndaj 2-3 detaje më tepër rreth teknologjisë që propozon që të marrim një vendim sa më shpejt.
Shumë faleminderit për iniciativën.

R.S

Quad9 eshte nje dns service qe ofrohet nga IBM Threat Intelligence per mbrojtje nga domain qe njihen qe jane malicious dhe nga phishing sites duke ruajtur gjithashtu dhe performancen duke patur dns resolvers ne momentin e lancimit rreth 70 vendodhje dhe pret sipas te dhenave ne quad9 rreth 160 vendodhje te ndryshme. Mendova qe do ishte dicka e mire qe te diskutohej ne openlabs duke qene se prek mbrojtjen e pc dhe iot devices dhe eshte nje zevendesim i mire per dns e google

Të lutem propozo për një datë duke evituar datat që janë vendosur në https://wiki.openlabs.cc/faqja/Aktivitete, ditën e diel, festat zyrtare si dhe datën 13.12.2017. Bravo për iniciativën.

–
R.S

Pershendetje Redon,
Mendova nga data 9.12.2017 rreth ores 10 ne paradite

Pershendetje @silvi,
ne datat 9-10 dhjetor nuk mund te organizohen aktivitete te tjera, pasi organizohet Wiki Weekend 2017 qe do jete ne te dyja ditet.
Personalisht do doja te vija tek aktiviteti dhe me duket me interes, ndaj do te lutesha te propozoje nje date tjeter kur mundesh :slight_smile:

Faleminderit,
Sidorela

Duke qene se data 9 eshte e zene po mendoja ne daten 1.12.2017 rreth ores 18:00

2 Likes

Faqja ne Wiki: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Workshop_për_Quad9_DNS
Në qoftë se ka nevojë për ndryshime të lutem shkruaj këtu. Për mendimin tim përshkrimi mund të jetë akoma më i gjatë dhe i detajuar :slight_smile:
Shihemi në aktivitet.

–
R.S

@rskikuli Data eshte gabim, duhet data 1.12 jo 18, pershkrim do te nis nje me te detajuar neser qe te vendosim dicka te sakte

1 Like

Hey silvi,

po bej gjithashtu nje event nga faqja e Open Labs ne facebook. do me duhen gjithashtu disa detaje me shume per ti shtuar tek eventi per te patur me shume pjesemarrje.

Cheers.