Workshop: Ndertojme nje website personal me 11ty dhe Gitlab Pages

Te premten date 28 prill, ne oren 6:30pm, ju ftojme te merrni pjese ne punetorine “Ndertojme nje website personal me 11ty dhe Gitlab Pages”.

Do donit te kishit nje prezence ne web jashte platformave te rrjeteve sociale? Nje kend qe mund ta modifikoni dhe ta stilizoni sipas shijeve tuaja? Nje blog, portfolio, apo nje landing page, permbajtjen e te cilit e zoteroni ju dhe mund ta sherbeni nga adresa juaj personale? Apo jeni thjesht kureshtar rreth si mund te ndertoni nje web-faqe te thjeshte? Atehere na u bashkoni kete te premte per te mesuar si te ndertojme nje website me 11ty dhe si ta publikojme ate permes Gitlab Pages. Kjo mund te jete punetoria e pare e nje serie punetorish ku eksplorojme me ne thellesi aspekte te zhvillimit web si dhe idene e IndieWeb

Dije paraprake: njohuri bazike te teknologjive web (html, css, javascript) dhe git per ta shijuar plotesisht, por edhe nese nuk keni pervoje ne programim, mos ngurroni; mund t’ju asistojme, dhe ne fund te mbremjes mund te keni website-n tuaj.

Ju mirepresim!

4 Likes

:hand_with_index_finger_and_thumb_crossed: :purple_heart: :orange_heart:

3 Likes