Workshop mbi Angular


(Renato) #1

Pershendetje,

Po shkruaj sepse do te doja te organizoja disa workshope mbi Angular (v6).

Angular eshte nje framework i ndertuar mbi gjuhen JavaScript per te ndertuar aplikacione web, gjithashtu dhe mobile (kjo e fundit me disa limitime).

Angular eshte open source dhe me nje komunitet mjaft aktiv, ne te cilin mundohem te behem pjese. Do te doja te krijohej nje komunitet i tille dhe ne Tirane, per kete arsye dua te krijoj keto workshope, jo vetem per ata qe jane te njohur me teknologjine, por edhe persona qe duan te mesojne me shume.

Ne workshopin e pare do te doja te trajtoja:

  • Krijimin e nje mjedisi per te punuar me Angular.
  • Ekosistemi i Angular (dhe pak me gjere i JavaScript).
  • Mundesite e teknologjise dhe si krahasohet me platforma te tjera te ngjashme.
  • Bazat e Angular ne krijimin e nje aplikacioni web.

Pike se pari doja te pyesja nese nje workshop i tille eshte ne linje me idete qe open labs mbeshtet dhe nese ka interes mbi zhvillimin e nje eventi te tille?

Nese po atehere jam akoma ne pikepyetje per daten e pare te workshopit, meqe eshte periudhe provimesh dhe shume persona jane te fokusuar duke studiuar per provimet. Ne cdo rast workshopet do te jene gjate oreve te mbasdites meqe eshte vape, ( rreth 6? ). Gjithashtu besoj nje dite jave mund te jete e pershtatshme ( e Marte ose e Enjte? ). Rreth fundit te qershorit, dhe fillimit te korrikut do te doja te organizoja workshopin e pare.

Faleminderit,
Renato


(Xheni Myrtaj) #2

Përshëndetje Renato,
mendoj se do ketë shumë interes dhe jam dakord për oren 6.


(Mariana Balla) #3

Përshëndetje Renato, :smile:

Më duket shumë interesante idea jote dhe mendoj së do ketë shumë pjesëmarrje. Për sa i përket datës dhe orës jam edhe unë dakord me propozimet e tua. Gjithsesi në wiki nuk kemi ndonjë aktivitet tani afër.

Për sa i përket pjesës se parapërgatitjes së eventit (wiki, FB event, çelësat e ambientit) mund të të ndihmoj unë.


(Silva Arapi) #4

Hello @renatoselenica :smiley:

Faleminderit per organizimin e aktivitetit. Jam e interesuar te jem pjese. Gjithashtu happy to help me promovimin e eventit ne blog te Open Labs dhe rrjetet tona sociale.

–
Silva


(Renato) #5

Faleminderit per pergjigjet.

Po mendoja workshopin e pare ta zhvilloj me date 3 korrik, dite e Marte, ora 6. Do ishte ok?

@marianaballa ok, faleminderit per ndihmen :slight_smile:


(Mariana Balla) #6

Super!

Po e shtoj tek kalendari i aktiviteteve ne wiki.

Nderkohe do te te kontaktoj ne PM per t’u koordinuar per detajet e metejshme. :slight_smile:


(Sidorela Uku) #7

Faleminderit Renato për organizimin.
Do mundohem t’ju bashkohem edhe unë :slight_smile:

Cheers,
Sidorela


(Nafie Shehu) #8

Hey,

Do ju bashkohem edhe une ne workshope :slight_smile:

Faleminderit,
Nafie


(Mariana Balla) #9

Renato aktivitetin sapo e shtova workshop-in tek lista e aktiviteteve ne wiki te Open Labs.

https://wiki.openlabs.cc/faqja/Aktivitete

Mariana


(Renato) #10

Faleminderit @marianaballa

Data ke Detajet eshte ne rregull por tek lista e aktiviteteve del si 30 qeshor.
Perndryshe cdo gje tjeter duket perfekt.

Renato


(Mariana Balla) #11

E drejte Renato. E korrigjova. :slightly_smiling_face:


(Mariana Balla) #12

Krijova edhe eventin ne Facebook: https://www.facebook.com/events/2193170190914930/ :wink:

Mariana