Mblidhemi perseri diten e marte me dt. 11.07.2017 ora 18:00 ku ne vazhdim te aktivitetit te kaluar te Wikipedia Open Day do vazhdojme punen per editimin dhe plotesimin e artikujve te nisur heren e kaluar.
Ketu gjeni nje permbledhje me aktivitetin e takimit te kaluar: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Wikipedia_SQ_-_Open_Day
Edhe persona te rinj qe nuk munden ti bashkoheshin aktivitetit tjeter, jane te ftuar te na bashkohen. Keto takime jane ideal për ata që nuk kanë eksperiencë të mëparshme me Wikipedia ose nëprojekte si Wikimedia Commons, Metawiki etj.
Alban përshëndetje, meqënëse fokusi është rritja e Wikipedia SQ si dhe komunitetit shqipfolës të Wikipedia fokusi i projekteve që iniciohen lidhet me SQ Wikipedia, por ka dhe raste si projekti Wiki Loves Maps ku përfshihen dhe gjuhë të tjera, por që në një nivel ose tjetrin lidhen me Shqipërinë.
Meqënëse Wikipedia shqip ka një numër relativisht të ulët artikujsh , gjithmonë në krahasim me Wikipedia në gjuhë të tjera, po punojmë që ky realitet të ndryshojë duke vendosur si prioritet parësor zhvillimin e komuntietit që cdo punë e bërë të ketë vazhdimësi.
Ne te vertet po e shikoja kete gje ne nje pikeveshtrim tjeter. Kam vene re qe shume artikuj, qe lidhen me Shqiperine/Shqiptaret, ne gjuhet e tjera ne wikipedia, kane informacione te gabuara (most te them dizinformuese), dhe duke qene se Anglishtja, Spanishtja, apo Italishtja kane nje number te kosiderueshem vizitash ne krahasim me gjuhet e tjera, do ishte dicka e mire qe komuniteti te perfshihet edhe ne wikipediat e anglishtes apo gjuheve me te perhapura.