Wikipedia editathon tek shkolla "Ernest Koliqi"

Në kuadër të User Group-it tonë të ri në Wikimedia kemi menduar që një fokus i veçant ti kushtohet tek workshops që do zhvillojmë, projektit “Wikipedia Education Programme”. Lidhur me këtë, të martën më 23 janar do të ndodhemi tek shkolla “Ernest Koliqi” në Tiranë për të zhvilluar një aktivitet një-ditor me nxënësit e shkollës në fjalë.

Nxënësit pasi të krijojnë llogarinë e tyre do të njihen në përgjithësi më të gjitha projektet që mbështeten nga fondacioni Wikimedia. Më pas do të bëjnë editimet e tyre të para në artikuj që lidhen me trashëgimninë tonë kulturore.

Për momentin ka konfirmuar që do jetë prezent @rskikuli dhe unë. Sigurisht, nëse dikush tjetër do kishte dëshirë të na bashkohej do ishte më se i mirëpritur. Por besoj se nuk duhet të jenë më shumë se 3 veta.

Mariana

5 Likes

Kam marrë leje gjithë ditën; më keni vërdallë dhe mund tþ ndihmoj edhe pas aktivitetit.
Do të doja të ndihmoja jo vetëm nga ana teknike, por nuk di gjë nga ana e përmbajtjes së ndonjë artikulli nga ata që do zgjerohen.

2 Likes

Faleminderit per organizimin. Na thoni se si do shkoj :smiley:

1 Like

Super, takohemi direkt tek shkolla. Nuk na nevoje te dish dicka nga ana e permbajtjes, pa merak.

R.S

1 Like

Nuk kemi shumë që mbaruam me Marianën. Shkoi shumë mirë, meggjithëse do ishte mirë të shkojmë sërisht që të vazhdojmë aty ku e lamë pasi kishte shumë interes nga pjesa më e madhe e nxënësve. Do publikohet dhe raporti në Wiki të OL në ditët në vijim. Ja dhe një foto https://twitter.com/rskikuli/status/955716133797158912 (kujdes, vetëpromovim).
Aktivitete të tilla do vijojnë dhe në muajt në vijim.

R.S

3 Likes