Organizohet sot në 18:30 takimi i parë i anëtarëve të Wikimedia Community User Group Albania për të planifikuar aktivitetet e 6 mujorit të parë të vitit.
Është moment ideal për t’u bashkuar në qoftë se dëshiron të angazhohesh si anëtar i User Group.
Kete here e kam te pamundur te bashkohem por ju lutem mbani shenime nga takimi se me siguri do bashkohem ne aktivitete te tjera.
Kalofshi bukur e mesofshi sa me shume!
Nga shenimet, ne lidhje me cilesine e artikujve ne wikipedia mund te organizojme nje aktivitet per redaktimin te artikujve te wikipedia qe ka propozuar dhe Erjoni: Aktivitet për redaktimin e Wikipedia-s .
Përshëndetje. Meqënëse disa nga të interesuarit më informuan që nuk mundën të hënave, jeni që takimi i ardhshëm të bëhet të mërkurën 15 shkurt, ora 18:30?
Faleminderit Gerjan për shënimet.
Ashtu si dhe dakortesuam në takimin e kaluar, do organizohet puntoria e parë e vitit për të gjithë ata që duan të bëjnë hapat e para në SQ Wikipedia (krijim llogarie, mësimi me rregullat bazë, editimi i parë i artikullit etj).
Data e aktivitetit: 21.02.2023 @ 19.00
Vendi: Open Labs hackerspace
Nuk ka nevojë për regjistrim për pjesëmarrje, por për një përgatitje më të mirë ju lutem shkruani këtu në qoftë se do jeni prezent. Gjithashtu, në qoftë se mund të merrni laptop do ju ndihmonte - në qoftë se nuk keni mund të përdorim kompjuter nga OL.
@IrdiIs në të njëjtën ditë më ke përmendur aktiivtetin Public Money Public Code. Mund ta shtyjmë për të mërkurën këtë aktivitet?
Këtë të premte në 18:30 ju ftojmë në aktivitetin e rradhës të Wikimedia Community User Group Albania, ku do njihemi me një seri ilustrimesh nga artisti i ri Ramiz Maliqati, mbi shtëpitë me vlere lokale shqiptare, të frymëzuara nga projekti The Albanian House. Në të njëjtën kohë mësojmë të editojmë përmes tyre në Wikimedia commons. Mos e humbisni!