Pershendetje,
Projekti WikiFilmat SQ synon të përmirësojë informacionin rreth industrisë së filmit shqiptar në platforma të dijes së hapur si Wikipedia, Wikimedia Commons dhe Wikidata.
Wikimedia Community User Group Albania është një grup i përdoruesve të projekteve Wikimedia të Shqipërisë të cilët janë të interesuar të organizojnë dhe të marrin pjesë në aktivitete outreach në nivel kombëtar duke përfshirë GLAM (Galleries, Bibliotekat, Arkivat dhe Muzetë) dhe Iniciativat e Arsimit.
Për këtë qëllim në ambjentet e Open Labs do zhvillohen një seri aktivitetesh (editathons) për kalimin e informacionit rreth filmave shqiptarë në Wikipedia.
Ditën e martë 19 mars dhe ora 18:30 mblidhemi për të shtuar informacion dhe për të edituar artikuj në Wikipedia rreth kinematografisë shqiptare. Për më shumë info: https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:WikiFilmat_SQ
Nuk ka nevojë që dikush të ketë dije teknike për të qenë prezentë. Çdo gjë do e shpjegojmë hap pas hapi.
Mariana