Wikidata bën 6 vjec!


(Greta) #1

Wikidata një nga projektet me te reja të Wikimedia-s me date 29 Tetor bën 6 vite që është krijuar.

Për ta festuar, Grupi i Përdoruesve i Wikimedianëve të Gjuhës Shqipe (njeri nga user grupet ne Shqiperi) po organizon një event për ditelindjen i cili do perfshije prezentime, torte, dhurata dhe editathon. Ditëlindja do te festohet me date 27 Tetor, duke qene se 29 Tetor është e hene dhe pak e veshtire per njerezit që të jene pjese. Eventi do zgjasi rreth 3 ore dhe zhvillohet tek America Corner Tirana, brenda Biblotekës Kombëtare.

Per ju që nuk dini shumë rreth Wikidata-s:
Wikidata vepron si ruajtje qendrore për të dhënat e strukturuara të projekteve të Wikimedia-s, duke përfshirë Wikipedia, Wikivoyage, Wikisource dhe të tjera.
Në gjuhen Shqipe kemi arritur të përkthejme rreth 42% te artikujve(items). Kontributi ne Wikidata është i shumë-llojshem duke filluar nga përkthimi i items ekzistuese në gjuhen shqipe, krijimi i items të reja ose ato qe kane njohuri pak me teknike ne SPARQL mund te krijojne query per te nxjerre te dhena per nevoja të ndryshem. Si psh te dhena rreth shteteve me te medha që kanë për kryetare bashkie një grua (shembull) etj.

Për nxjerrjen e të dhenave Wikidata përdor te dhenat e Wikipedias dhe projekteve të tjera të Wikiemdias. Nje arsye më shumë pse kontributi ne Wikipedia është i rëndesishëm.

Eventi është i hapur për të gjithe. Ju lutemi, për arsye logjistike të regjistroheni paraprakisht tek linku ketu.
Per njerezit qe jetojne jashtë Tirane, kemi nje buxhet për transportin. Nese keni nevojë për ndihmë, citoni tek forma shumën qe keni nevoje tju rimburojmë.

Nese doni te mbani nje prezantim rreth Wikidata, ju lutemi te na dergoni te dhenat e prezantimit përmes formes, deri me date 25 Tetor.

Faleminderit,
Greta