Wiki Weekend Tirana 2017

Përshëndetje, në vijim të bisedave midis anëtarëve të OLs do donim të njoftonim që Wiki Weekend këtë vit do organizohet në datat 9&10 dhjetor 2017 në ambientet e hackerspace.
Detaje rreth thirrjes për ligjërues, regjistrimeve si dhe elementëve të tjerë të konferencës së shpejti në këtë thread. Shihemi në #WikiWeekend18


R.S

2 Likes

Përshëndetje, është hapur tashmë thirrja për ligjërues për Wiki Weekend 2017. Ju lutem vizitoni wikiweekend.openlabs.cc dhe plotësoni në nënkategorinë ‘Thirrje për ligjërues’:

  • Titullin e prezantimit.
  • Karakterin (punëtori, meeetup apo prezantim).
  • Një përshkrim të shkurtër se cfarë do prezantohet.
  • Emrin e përdoruesit në Wikimedia.

Në këtë fazë ju lutemi të aplikojnë vetëm persona që nuk kanë nevojë për sponsorizim. Detaje për persona që kanë nevojë për sponsorizim do publikohen së shpejti. Kemi dy ligjëeruesit e parë @Kiki dhe @MarinKaltani :smiley: yeyyyy!


R.S

1 Like

Te lutem shih linkun sepse nuk hapet.

E editova postimin @IzabelaBakollari, të lutem riprovoje: wikiweekend.openlabs.cc


R.S

1 Like

Axhenda (jo 100% finale) është publikuar tashmë këtu: https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Wiki_Weekend_Tirana_2017/Axhenda
Regjistrimet hapen ditën e hënë (nesër) 4.12.2017 në link: https://events.openlabs.cc/e/1/wiki-weekend-in-tirana-2017

Për cdo paaqartësi na shkruani këtu në forum duke i bërë ping Silvës, Nafies ose mua.

R.S

4 Likes

Kujtoj që sot dhe nesër është edicioni i 4rt i Wiki Weekend: https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Wiki_Weekend_Tirana_2017/Axhenda. Sot kemi prezantime dhe edit-a-thon dhe neser edit-a-thon dhe meetups. Shihemi në hackerspace.

R.S

1 Like

Mbaroi pak më parë dita e parë e Wiki Weekend 2017. Nesër (e diel) fillojmë me ditën e dytë në 10.00. @nshehu mund të ndash listën e artikujve që janë krijuar/përmirësuar gjatë akitivitetit?

R.S