Wiki Weekend 2018

wikimedia

(Sidorela Uku) #1

Pershendetje,
Këtë fundjavë në Open Labs zhvillohet edicioni i 5-të i Wiki-Weekend Tirana 2018. Ky aktivitet ka si qëllim të sjellë më pranë komunitetit duke punuar dhe ndarë dijet rreth enciklopedisë më të madhe online, e cila është krijuar dhe mirëmbahet nga vullnetarët. Një qëllim tjetër i këtij aktiviteti është dhe rritja e kontribuesve lokalë në projektet e Wikimedias.

E organizuar nga Wikimedia Community User Group Albania, fokusi i këtij viti janë projektet GLAM dhe Wiki in Education.

Jeni të gjithë të ftuar të merni pjesë në aktivitet. Mjafton dëshira e mirë për të shpenzuar kohë dedikuar Wiki.

Nëse keni një llogari në Wikimedia mund ë shënoni emrin tuaj këtu.
Dhe nëse nuk keni akoma një llogari atëherë këtë të shtunë duhet të vini patjetër :wink:

Shihemi atje :open_labs::computer:
Sidorela


(Mariana Balla) #2

Grupi pershendetje,

Ne kuader te edicionit te ketij vitit te Wiki Weekend kemi nje buxhet (te limituar) per te ftuar disa persona qe jetojne jashte Tiranes te udhetojne drejt Tiranes dhe te akomodohen per 1 nate. Personat ne fjale duhet te jene mbi 18 vjec.

Nese perzgjidheni qe te jeni tek kjo lista, duhet te jeni ne Tirane nisur nga e premtja (7 dhjetor) pasdite deri te shtunen pasdite.

Kush ka deshire te aplikoje mund te plotesoje kete forme. :slight_smile:

Mariana