Webinar: video konferencë me BigBlueButton në fushën e edukimit dhe jo vetëm

Kur : e enjte 23 prill 2020, Ora 17:00-18:100:

Në epokën e COVID-19 shumë prej nesh tashmë punojnë nga shtëpia. Në një realitet të tillë jemi të detyruar që të mbajmë kontaktet me kolegë dhe bashkëpunëtorë duke përdorur platforma të ndryshme për biseda me video nëpërmjet internetit (video-chat). Një nga platformat që na ndihmon në këtë drejtim është dhe BigBlueButton, një sistem konferencash me kod-burim të hapur të cilin e testuam dhe me @dashohoxha para disa javësh.

Përveç shërbimeve të ndryshme të konferencave në internet, BigBlueButton ka integrime për shumë nga sistemet kryesore të mësimit, prezantimit dhe administrimit të përmbajtjes. BigBlueButton mbështet ndarjen e shumëfishtë audio dhe video, prezantime me aftësi të zgjeruara të tabelës së bardhë, biseda publike dhe private, ndarja e desktop-it dhe mbështetjen për prezantimin e dokumenteve PDF dhe dokumenteve të LibreOffice etj.
Për më tepër, përdoruesit mund të hyjnë në konferencë në një nga dy role: shikues ose moderator.

Webinari-i organizohet nga miku @eplaku dhe projekti i tij SfidaBiznesi ndërsa personalisht si i ftuar do ndaj më tepër detaje rreth mënyrës se si mund të përdoren BBB për individë, kompani dhe organizata.

Info dhe regjistrimi: https://sfidabiznesi.com/video-konference-bigbluebutton-ne-edukimit-jo-vetem/

Shihemi virtualisht :slight_smile:

R.S

1 Like

Një prezantim interesant rreth BBB, që përmban edhe një krahasim të shkurtër me Zoom: https://www.elearningsuccesssummit.com/day1dc/#FredrickDixon
(Është online vetëm për 24 orë, nesër nuk do të jetë e aksesueshme).

1 Like