Webinar: Si të krijosh një sistem të sigurt dhe privat, nga zero

Keni dëgjuar për shkelje të të dhënave dhe shkelje të privatësisë çdo ditë, qoftë për ndonjë shërbim për të cilin keni dëgjuar ose jeni duke përdorur. A nuk shqetësoheni për sigurinë dhe privatësinë e të dhënave tuaja? A është GDPR mjaftueshëm për të ndikuar në të vërtetë politikat e mbledhjes së të dhënave të lojtarëve të mëdhenj?

Në 1.5 orë në një webinar në shqip do të mësoni se si të krijoni sistemin tuaj personal nga zero për të qenë sa më të sigurt të jetë e mundur. Zgjedhjet e sistemit operativ, preferencat e navigimit në internet, shtesat (extensions), aplikacionet, telefonat inteligjentë etj.

@anxhelo është frontend developer and graphic designer, i diplomuar në inxhinieri kompjuterike dhe një përdorues dhe promovues i projekteve me kod-burim të hapur.

Join link: m.flossk.org/webinar
Wiki: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Webinar:_Si_të_krijosh_një_sistem_të_sigurt_dhe_privat,_nga_zero

Ky webinar vjen në bashkëpunim me FLOSSK Free Libre Open Source Software Kosova

4 Likes

https://www.facebook.com/watch/live/?v=692517191497901&ref=watch_permalink

1 Like

Tek linku me siper qe ka ndare Dashamiri gjendet incizimi i plote i webinar-it.

Shume faleminderit Anxhelo per prezantimin e detajuar!

1 Like

Webinari ishte fantastik, sidomos cilësia e zërit dhe e figurës, por edhe prezantimi i Anxhelos. Po të kishte qënë jo-virtual nuk do kishte dalë më mirë.

Kam nja 2 vërejtje, për veten dhe për të tjerët, për të rregulluar nja dy probleme të vogla teknike në të ardhmen.

  1. Është mirë që prezantuesi të hapë BBB dhe prezantimin në dritare të ndryshme, dhe të mos bëjë share të gjithë ekranin. Kjo mund të shmangë atë efektin e pasqyrimit që del kur shkon për të parë komentet në BBB.

  2. Më mirë akoma, prezantuesi mund të përdorë celularin për të ndjekur komentet (ndërkohë që prezantimin e bën në kompjuter).

  3. Rregjistruesi i prezantimit (që po e nxjerr live në FB), duhet të hap një dritare BBB për rregjistrimin, dhe një dritare tjetër BBB nqs do që të flasë, sepse mesa duket zëri i tij nuk del në FB nqs flet në dritaren që po rregjistrohet.

  4. Këtë e dini vet, nqs prezantimi zgjat gati 2 orë, është më mirë të ndahet në 2 pjesë, sepse pjesëmarrësit ndoshta nuk kanë aq shumë kohë apo durim. As eventet normale nuk zgjasin 2 orë.

2 Likes

@anxhelo nëse është e mundur, unë do isha i interesuar për një webinar rreth instalimit dhe përdorimit të CubesOS (https://www.qubes-os.org/). E përmënde edhe ti më duket. Kur të ketë vënd të lirë në axhendë, edhe pas një muaji.
A mund ta instalosh në VirtualBox dhe të na shfaqësh dritared e VirtualBox-it në BBB?

Faleminderit Dashamir. Persa i perket pikave qe ke permendur, shume e drejte.

Per piken 1, une jam duke perdorur Fedora 32 me GNOME dhe Wayland dhe kur perpiqesha te beja screen share nuk me lejonte te beja share vec nje window/workspace, ndoshta kam humbur dicka dhe mund te behej, nuk e di ende.

Pika 2 gjithashtu lidhet me piken 1 deri diku pasi mund te lexoja komentet edhe pa telefon nqs do funksiononte sic duhet screen sharing.

Per piken 4 prezantimi ishte llogaritur per 1 ore e 30 minuta por zgjati rreth 1 ore e 45 minuta, nuk mendoj se do ia vlente shume te ndahej dhe te lihej 15-20 minuta per nje event tjeter.

Persa i perket QubesOS, po, besoj se mund te mbajme dhe nje webinar rreth saj, por do me duhet pak kohe pasi laptopi im nuk i ka specs mjaftueshem per Qubes dhe me duhet workstation qe e kam ne Tirane.

2 Likes

Nuk mund të punosh remote me të? P.sh. duke përdorur https://anydesk.com/ (se nuk dua të reklamoj zgjidhjen time gjysmake: http://dashohoxha.fs.al/remote-desktop-access-with-vnc-and-sshtunnels/)
Apo nuk ka kush ta ndez?
Megjithatë për nja dy muaj shpresojmë që do ketë mbaruar karantina.

Yeah, nuk kam njeri ne Tirane qe ta ndezi :frowning_face: Mund ta provoj njehere gjithsesi, ndoshta mund ta bej setup dhe ketu ne laptop.