Vizitë në AQSHF


(Nafie Shehu) #1

Përshëndetje,

Në kuadër të bashkëpunimit të Wikipedianëve me institucione publike GLAM në Shqipëri është planifikuar vizitë në Arkivin Qëndror Shtetëror i Filmit shqiptar (AQSHF - Shqipëri) për të parë nga afër punën arkivore të industrisë së filmit në Shqipëri dhe për të konsoliduar bashkëpunimin midis këtij institucioni dhe Wikipedianëve në Shqipëri. Gjithashtu, ky takim organizohet pak kohë para firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit midis AQSHF dhe WCUGA dhe do shërbejë si punë paraprake kërkimore nga Wikipedianët që do marrin pjesë.

Në qoftë se jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë vizitë ju lutem që të regjistroheni brenda datës 19.12.2018 ora 9.00: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeOL9_26-wsL9ZrnxYNz4VMwCzA1rPtgJyAZRaDMWoNj49f7Q/viewform?usp=sf_link.

Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit shqiptar (AQSHF - Shqipëri) është institucion nën varësinë e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. AQSHF-ja merret me ruajtjen, përpunimin shkencor, pasurimin me materiale të reja dhe shfrytëzimin e materialeve arkivore filmike për krijime të veprave të reja kinematografike e televizive dhe veprave studimore, duke respektuar të drejtat morale dhe ekonomike të autorit. Ky institucion shkëmben materiale arkivore për zgjerimin e pasurimin e inventarit te tij me homologë shtetërore e private brenda dhe jashtë Shqipërisë, në kushte reciprociteti. Website http://aqshf.gov.al/.

Ky aktivitet organizohet nga Wikimedia Community user Group Albania, por pjesëmarrja është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Faleminderit,
Nafie


(Izabela Bakollari) #2

Faleminderit per njoftimin Nafie. Nuk eshte e qarte ora dhe dita e vizites.


(Nafie Shehu) #3

Te gjithe personat e regjistruar do marrin email me diten dhe orarin e vizites.

Faleminderit,
Nafie