Trajnim për komandat e Linuxit


(Dashamir Hoxha) #1

Nqs është e mundur të realizohet dhe nqs ka interes për pjesëmarrje, unë do propozoja që të organizohet një trajnim për komandat e Linuxit. Duket si gjë elementare (kush nuk i di komandate e Linuxit?!) por mendoj se mund të jetë me vlerë për pjesëmarrësit.

Programi i trajnimit mund të përfshijë këto tema:

  1. Komandat e thjeshta të Linuxit
  2. Komanda të përparuara
  3. Kombinimet e komandave
  4. Ndërtimi i skripteve të thjeshta bash
  5. Skripte bash të përparuara

Me një program të tillë besoj se mund të përfitojnë diçka edhe ata që janë fillestare, edhe ata që kanë përvojë. Për studentët e informatikës besoj se duhet të jetë shumë e dobishme, por pse jo edhe për të tjerët.

Mënyrën e organizimit unë e mendoj të tillë:
Çdo javë, të shtunën ose të dielën paradite (p.sh. nga ora 9 deri në 12) do zhvillohet njëra nga temat mësipër. Trajnimi do jetë praktik, ku fillimisht unë (ose dikush tjetër) do tregojë përdorimin e komandave përkatëse dhe më pas pjesëmarrësit do ti provojnë vetë. Çdo javë do ketë teste online lidhur me komandat e asaj jave, të cilat pjesëmarrësit do ti bëjnë në shtëpi, dhe më pas do të sqarohen në takimin pasardhës (për ata që nuk kanë arritur ti bëjnë). Në fund do ketë edhe një provim, dhe po qe se është e mundur do jepen edhe çertifikata për ata që e kalojnë provimin me sukses.

Unë preferoj të shtunën ose të dielën paradite sepse kështu e kam më kollaj (për të ardhur nga Vlora dhe për tu kthyer prapë). Por nqs do ketë edhe persona të tjerë të gatshëm për të ndihmuar, mund ta zhvillojnë programin edhe ata, në rastet kur unë nuk vij dot. Gjithashtu, nuk është e domosdoshme që javët e trajnimit të jenë njëra pas tjetrës; në rast se një javë ka arsye për mos ta zhvilluar trajnimin (p.sh. festa etj.) mund të shtyhet për javën pasardhëse.

A mendoni se është e realizueshme? A është kush i interesuar për të marrë pjesë? A dëshiron kush të ndihmojë për organizimin ose gjatë trajnimit?


(Alba) #3

Une jam dakord, jam e interesuar. Me pelqen shume kjo ide e plote e programit per eventet. :grinning:


(Silvi Kolumcaj) #4

Dhe une jam dakord per nje event te tille


(Dashamir Hoxha) #5

Silvi, ti je LFCS/LFCE, nga ty unë do prisja ndihmë për zhvillimin e trajnimit.


(Silvi Kolumcaj) #6

Me ke te gatshem per cdo lloj ndihme qe te duhet :grin:


(Izabela Bakollari) #7

Edhe une jam e gatshme per cfare ndihme te duhet. Kjo do sherbente si parapergatitje per Bug Squashing Party.


(Redon Skikuli) #8

Dashamir të falenderoj për iniciativën që personalisht mendoj që ka vlerë.

Për sa i përket datave:

  • shiko kalendarin për aktivitetet e planifikuara (që ti evitosh ato ditë) https://wiki.openlabs.cc/faqja/Aktivitete;
  • propozoj të evitosh të dielat ose/dhe ditët e pushimeve zyrtare si dhe periudhën e festave të fundvitit meqënëse supozoj do ketë pjesvmarrje të ulët;
  • duhet që një nga anëtarët të marrë përsipër të sigurojë celësat dhe që do jetë gjatë aktivitetit. Ping @Members.

Personalisht jam pro aktivitetit dhe do mundohem të jem prezent pasi kam interes të mësoj sa më shumë në këtë fushë.

R.S


(Dashamir Hoxha) #9

Data 16 (e shtunë), ora 10-12, duket e lirë. Mund të zhvillojmë temën e parë. Për temat e tjera pastaj duke parë e duke bërë.


(Dashamir Hoxha) #11

Propozoj që pas sesionit të trajnimit të instalojmë edhe nja 2-3 laptopa me Debian, që të jenë gati for the party. Mund ta llogarisim përafërsisht 1 orë. Por mund të na duhet edhe pak internet i mirë.


(Redon Skikuli) #12

Dashamir për arsye financiare interneti nuk është i shpejtë dhe nuk e dimë se kur do zgjidhet si problem.

R. S


(Dashamir Hoxha) #13

Nuk ka problem, do ti marrim masat për instalimin e Debian-it që nuk do internet. Ose do ti marrim (2-3) laptopat dhe do ulemi në ndonjë kafene që ka internet të shpejt.


(Elio Qoshi) #14

Shumë pro organizimit, tëpër e nevojshme! Personalisht nuk jam në Tiranë me 16 por do doja ta ndiqja datat e tjera.

Të shtunat janë në përgjithësi shumë të kërkuara si ditë dhe mirë do ishte mos ti zinim për trajnime që përsëriten. Aktivitetin hyrës mund të bëjmë të shtunën supozoj dhe të tjerat ndonje ditë tjetër jave? Nëse përsëritën për disa javë me një grup të përqendruar mendoj që dhe e diela mund të jetë alternativë.

EDIT: Supozoj të shtunën paradite herët mund të jetë alternativë gjithashtu se zakonisht nuk zihet si orar.


(Dashamir Hoxha) #15

Nuk jam kundër ditëve të tjera. Si të jetë më mirë për të gjithë.


(Jona Azizaj) #16

+1 per diten e shtune, duke qene se do jete paradite sic e tha dhe @elioqoshi sbesoj te jete problem.


(Elio Qoshi) #17

Pra @dashohoxha si mendon per te shtunat ne vijim nga ora 11 AM? Mos harrojme qe nga data 23 Dhjetor deri 2 Janar nuk do kemi eventet ne Open Labs, por mund te vijojne me vone


(Dashamir Hoxha) #18

Le ta bëjmë takimin e parë siç e kemi lënë (data 16, ora 10-12). Për takimet e tjera flasim më vonë.


(Nafie Shehu) #19

Pershendetje!
Shume ide e mire organizimi i eventeve te tilla dhe faleminderit @dashohoxha per iniciativen . Personalisht nuk mundem ne daten 16 por do ju bashkohem me patjeter ne eventet e tjera. Ju lutem te kini parasysh persa i perket instalimit te debian qe te behet me menyrat e virtualizimit ashtu sic e kemi propozuar ne threadin per Bug Squashing Party dhe sic u vendos edhe ne takimin e anetareve. @evavranici ka informacionin e duhur per kete duke qene se ishte e pranishme dhe eshte e perfshire edhe ne organizimin e eventit te Bug Squashing Party.

Faleminderit :slight_smile:
Nafie


(evavranici) #20

Me vjen mire qe u konkretizua ne nje event ne date te afert ajo cka u fol heren e fundit per komandat e Linux. Une do te jem prezente me 16 e gjithashtu mund tju ndihmoj me instalimin e Debian (me virtualizim) ne laptopet e Hackerspace qe u permend. Per dicka tjeter ne lidhje me organizimin/gjate trajnimit jam e gatshme te me thoni e tju ndihmoj @dashohoxha


(Redon Skikuli) #21

@evavranici mund tv sigurosh celësat dhe faqe në wiki të OL të lutem?

R.S


(Dashamir Hoxha) #22

Detajet e trajnimit dhe materialet e takimit të parë janë publikuar këtu: https://ocw.fs.al/course/view.php?id=23
Kush do merret me faqen wiki mund të përdorë disa prej tyre.

Është e rekomanduar që pjesëmarrësit të rregjistrohen paraprakisht në kursin në Moodle. Nqs duan të bëjnë edhe testet kjo është e domosdoshme, përndryshe mund të hyjnë edhe si Guest vetëm për të parë materialet.

Për ata që janë fillestarë dhe duan seriozisht që ti mësojnë komandat e Linuxit, do rekomandoja shumë që ta shtypin librin The Linux Command Line, në mënyrë që ta përdorin për studim të pavarur në shtëpi edhe pasi kursi të ketë mbaruar.

Kush dëshiron të ndihmojë për trajnimin duhet të rregjistrohet te kursi në Moodle, në mënyrë që ti shtoj si bashkë-trajnues (dhe më pas mund tju kërkoj ndonjë ndihmë sipas rastit). @silvi @IzabelaBakollari @evavranici