Trainime dhe seanca praktike mbi programimin

Pershendetje,
nder bisedat ne telegram ka dale si tematike realizimi i trainimeve apo seancave praktike mbi programimin. Nje nga ata qe e propozuan jam edhe une por mbeshteje apo ide te ngjashme kane patur edhe Klajd Saliko @Lagi dhe Sopot Cela @scela te cilet nuk i njoh personalisht.

Ideja e hapjes te ketij diskutimi eshte per te pare interesin qe mund te kete per tematikat e programimit dhe personat qe jane te interesuar, si per te marre pjese ashtu edhe per te qene trainues.
Trainimet e propozuara deri tani kane te bejne me

  • Java
  • SQL
  • AngularJS
  • Web Development

Bledi

1 Like

Përshëndetje Bledi

Gëzohem shumë që ti dhe dy djemtë e tjerë keni dëshirë të bëni këtë seri trajnimesh në ambientet e Open Labs. Mendoj është një mundësi e mirë për të gjithë që të zhvillojnë njohuritë e tyre dhe për të fituar eksperiencë në fushën e programimit. Në qoftë se do kisha mundësi zgjedhjeje, do zgjidhja midis SQL dhe Web Development. Normalisht pasi të japin të gjithë të interesuarit të japin mendimin e tyre, mund të vazhdojmë me atë që preferon shumica.

Mariana Balla

:thumbsup: per Angular dhe WebDev

Përshëndetje Bledi,

Më pëlqen shumë ideja për të zhvilluar seanca praktike mbi programimin. Kjo do ndihmonte që dhe si komunitet të kemi më shumë individë me dije teknike.
Nga opsionet vetëm AngularJS është e re, kjo mund të ishte dhe një arsye për ta mësuar. Gjithsesi secila prej tyre më duket një opsion shumë i mirë për ti praktikuar.

Përshëndetje Bledi.
Më pëlqen kjo ide që ju keni dhe faleminderit që e ndani me ne. Do të isht një ndihmesë e madhe mbi dijet teknike si personale ashtu edhe për komunitetin e Open Labs.
Personalisht do më pëlqente të mësoja më shumë mbi Web Development dhe Angular JS apo SQL. Gjithsesi vazhdojmë në atë që kërkon shumica.

AngularJS eshte preferenca ime:)

1 Like

Pershendetje :slight_smile:
Une jam ok per cilindo nga trajnimet pervec Java.

Ide shume e mire kjo, me pelqen…Do preferoja AngularJS dhe Web Development :slight_smile: Faleminderit.

Faleminderit Gjergji. A ka nje me multiple choces si poll? Gjithashtu edhe komentet jane gje e mire pasi kuptohet si edhe pse zgjidhet nje teknologji e caktuar

Kërkoj ndjesë, mqs votimi duhet me më shumë se sa një zgjedhje, e fshiva postimin dhe po e rihedh votimin përsëri.

  • Java
  • SQL
  • AngularJS
  • Web Development

0 voters

Zoti @kokushta, mund te shtoni edhe nje ze qe shton zera :+1:t2:

Mendoj qe Web Development ka me shume rendesi pasi mungojne shume baza te shume kontribues. Personalisht do isha i interesuar ti futem Frontendit kete vit. AngularJS mendoj qe eshte teper e avancuar per dike qe nuk ka dije baze web-i.

Edhe une mendoj qe perpara se te ecet me gjera me te avancuara duhen disa koncepte baze mbi programmin ne pergjithesi dhe web development. Propozimi im do te ishte nje kombinim i koncepteve te zhvillimit ne web dhe teknologjive kryesore dhe i programimit me ane te java, per gjerat baze. Pastaj, pas krijimit te nje baze mund te kalohet me lehte ne tematikat e tjera qofshin keto front end, backend etj.

1 Like

Me çfarë pashë nuk ka opsione për të shtuar zëra.