Tmux Workshop

Përderisa tmux është ekuivalenti i një window manager për CLI, mendoj se ndonjë prezantim i shkurtër me mënyrën si funksionon dhe çfarë na mundëson do të kishte kërkesë.
Sa për kohën, jam i lirë vetëm fundjavave pasdreke, kur të doni. Pashë që kjo fundjavë nuk kishte aktivitete.

Ka ndonjë sugjerim?

2 Likes

Po e lë mënjanë për ca kohë se harrova që Copyfest është e premte – e shtunë.

1 Like

Hey Jori, nuk mendon qe eshte pak shume specifike si gje? Duke patur parasysh qe komuniteti eshte pak i ri, me mire do ishte dicka pak me gjitheperfshirese?

Elio, për ata që merren me administrim sistemesh remote besoj se është me interes. Unë psh do isha i interesuar se nuk e kam përdorur ndonjëherë. Nqs në komunitet ka më pak se 10 të tillë, atere ndoshta nuk ia vlen.

2 Likes

Per mendimin tim qofte se ka dhe 1 te interesuar, ia vlen te organizohet dicka (idealisht pa zene kohen dhe vendin me ndonje aktivitet tjeter). E thashe nga mungesa e pergjigjeve ketu.

@jorb propozo ndonje date mendoj qe nuk konflikton me ndonje gje tjeter. Si thua?

Sure, veçse nuk e di çfarë mund të kërkohet tjetër për përdoruesit e thjeshtë.

  • Git si cloud syncer përveç VCS (bashkëpunim me Git workshop; do kërkojë mbi 30min besoj) + password management me pass?
  • Vim (ka alternativa dhe nuk përshtatet kush brenda javës) + plugins (IMO pjesa më e fortë e Vim)?

Sa për tmux, jam i lirë çdo fundjavë. Meqë dy të shtunat e ardhshme janë të zëna, ndoshta në 28 (ose ndonjë të diel)?

Supozoj mund ta besh dhe me 20 Janar te shtunen ne nje orar kur nuk ka event (paradite)? Idealisht te sigurohesh qe jane te interesuar 1-2 veta te tjere qe mos te merzitesh dhe vete them :slight_smile:

1 Like

Me sa di unë, të shtunën më 20 janar, ora 10:00-12:00 paradite do jetë trajnimi i Linuxit (nqs planet nuk kanë ndryshuar). Orari 12:00-13:00 për tmux do ishte ok edhe për mua.

20 janar, ora 12/1230 atëherë?

E: Koha e fillimit varet nga fundi i trajnimit; besoj mund të zgjasë diku te 60-90 minuta.