Thirrje për vullnetarë - OSCAL 2018

oscal2018

(Anxhelo Lushka) #1

Përshëndetje të gjithëve,

Doja t’ju rikujtoja se thirrjet për vullnetarë janë ende hapur dhe mund të aplikoni deri më datën 1 Prill për të qenë pjesë e grupit të vullnetarëve të konferencës në edicionin e saj të 5-të më datat 19-20 Maj në ambientet e Piramidës dhe qendrës Protik.

Vullnetarët janë ata që ndihmojnë në mbarëvajtjen e konferencës dhe është një eksperiencë e bukur dhe interesante ku mund të njihni njerëz të rinj dhe projektet ndërkombëtare të cilat promovohen nga Open Labs dhe në përgjithësi në Shqipëri.

Linku ku mund të aplikoni është https://osc.al/cfv ndërsa për më tepër informacion për konferencën mund të gjeni në linkun: https://osc.al

Mos harroni të ftoni miqtë tuaj të marrin pjesë si shikues pse jo dhe si vullnetarë.

Cheers,
Anxhelo


(Kristina Millona) #2

@rskikuli I dont know why but I love so much the venue (pyramid). Nice job girls&guys !!!