Thirrje per pjesemarrje: Sustainable environmental hackathon 2019

Pershendetje te gjitheve,

nje nga problematikat serioze te realitetin tone te perditshem eshte ndotja e rende e ambientit perfshire token, ujin dhe si pasoje dhe ushqimin qe hame.

Ne kete kuader, gjate javeve te kaluara kemi punuar per pergatitjen e nje projekti me fokus mbrojtjen ose/dhe zhvillimin e qendrueshem te ambientit jo vetem ne nivele teorike por edhe praktike duper perdorur programe kompjuterike me kodburim te lire dhe te hapur dhe te dhena te hapura. Kjo iniciative e quajtur dhe ndryshe “Innovation Challenge 2019” konsiston ne nje grup mini-sfidash nepermjet te cilave do te synohet te arrihet zgjidhja e nje problemi specifik qe ekziston ne lagjen/qytetin/fshatin/vendin ku jtetojme me fokus te vecante mbrojtjen e ambientit.

Projekti ka filluar kohe me pare si nje iniciative e zhvilluar ne bashkepunim i Dark Matter Labs (https://darkmatterlabs.org/) dhe Programit per Zhvilim te Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi (UNDP Albania).

E marr si te mireqene qe jemi ne dijeni te faktit qe problematikat qe lidhen me ambientin ne vendin tone jane serioze duke perfshire ketu dhe projekte si fushata sensibilizuese kunder ndertimit te HEC-eve në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, fushate ku me kolege te tjere jam angazhuar ne nivel kolektiv ne zhvillimin e microsite PoFletValbona (me teper ketu: https://blog.collective68.tech/valbona-valley-albania-online-campaign/ ).

Sigurisht qe angazhimi per nje kauze te tille ka vlere vetem ne rast se eshte i vazhdueshem, prandaj dhe angazhimi ne “Innovation Challenge 2019”.

Ne cfare konsiston “Innovation Challenge 2019”?

Gjate diteve dhe javeve ne vijim kemi planifikuar qe te kemi work sprints, ‘reality checks’, mentoring sessions, peer-to-peer teaching and learning (ndjese per termat ne Anglisht) te cilat do kulminojne me nje hackathon qe do organizohet ne daten 14 dhjetor 2019 (per vendin do ju informojme ne vijim) ku do prezantohen zgjidhjet e propozuara nga cdo grup pune.

Cfare dijesh duhet te kemi qe te marr pjese?

ne qofte se ke aftesi ne programim, dizajn, koordinim projekti, robotike, analize te dhenash apo cdo aftesi tjeter qe mund te jete e nevojshme per implementimin e projektit ne grup atehere je i mirepritur qe te aplikosh. Nuk ka nevoje niveli i dijes, pasi elementi kryesor ne kete rast eshte vendosmeria dhe deshira per te pasur impakt te prekshem :slight_smile:

Shenime te rendesishme:

  • vendet jane te limituara (max 20 pjesemarres ne total);

  • 5 mentore qe do facilitojne procesin;

  • angazhimi eshte relativisht intensiv pasi do kemi pune te vazhdueshme per te gjetur nje zgjidhje ideale per problematikat e dakortesuara;

  • te gjitha zgjidhjet duhet qe te jene me teknologji free open source, te perdorin apo te promovojne te dhenat e hapura (open data), te respektojne te dhenat dhe privatesine e perdoruesve dhe materialet te publikohen ne domain publik apo ne licensa Creative Commons.

  • NUK do kemi cmime monetare (me kerkese nga grupi organizator) por


  • ju sigurojme qe do jete nje eksperience me se interesante (por intensive)

Si mund te marr pjese:

per te siguruar pjesemarrjen duhet qe te aplikosh ne email (at) collective68.tech, ku ne titullin e email-it duhet te vendosni: “Innovation Challenge 2019 - Emer Mbiemer”, si edhe duhet te dergoni nje pershkrim te shkurter mbi profilin tuaj. Aplikimi duhet te dergohet para dates 21.11.2019, ora 16.00.

Sfidat e pergjithshme mund ti lexoni me poshte (ne anglisht). Per secilin grup do te kete nje mentor i cili do te udheheq procesin e implementimit te projektit deri ne prodhimin e nje prototipi dhe prezantimit perfundimtare.

Challange 1: How might we support new sources of information (from biased-media to civic journalism) so that people are exposed to more diverse types of information, and made aware of a broader understanding of environmental issues? How might we incentify people to be less apathetic / self-centred and build their capacity so that they can hold the government into account and live collectively? How might we incentify and empower people to make good choices to act upon awareness?

Challange 2: Real-time pollution data for immediate action.

Challange 3: How might we make sure citizens and NGOs are able to participate and raise their views as well as improve government / developer led decision-making so that the process is legitimate and people’s concern is heard?

Challange 4: How might we make sure monitoring happen at the right time for labs and inspectors so that the results are accurate? How might we ensure developers and operators comply so that people can live in a cleaner and better environment?

Challange 5: How might we reframe the debate to make the natural environment foundational to albania’s economic and human development to avoid environmental harm?

Ne rast se ke pyetje rreth procesit je e/i lutur qe te kontaktosh ne email (at) collective68.tech.

R.S

2 Likes

Pershendetje,

Jam e interesuar te mare pjese ne hackathon, e kam tashme aplikim tim.

Faleminderit.

1 Like