Thirrje për pjesëmarrje: GEOTAGGERS REGIONAL FOR YOUNG WOMEN

Open Labs Hackerspace në partneritet me Space SyntaKs në Prishtinë dhe Laboratorium në Tuzla, sjellin programin “GeoTaggers”, një program edukativ 6 ditor në fushën e të dhënave gjeografike dhe përdorimin e sistemeve të informacionit gjeografik.

Programi GeoTaggers është përshtatur për të trajnuar studentet dhe për të shkëmbyer njohuri në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave të referuara gjeografikisht duke u fokusuar në ofrimin e aftësive të nevojshme për të vazhduar me zhvillimet më të fundit në fushat që gjenerojnë të dhëna gjeohapësinore dhe teknologjitë përkatëse me burim të hapur që synojnë të kontribuojnë në përdorimin të dhëna gjeohapësinore.

Kush mund të aplikojë?
Studente vajza të regjistruar në fakultetin e: gjeografisë, arkitekturës, urbanizmit, sociologjisë, gjeodezisë dhe programimit në një nga shtetet Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Si të aplikoni?
Përdorni lidhjen e mëposhtme për të na treguar më shumë për pasionin tuaj për të dhënat gjeografike dhe sistemet GIS:

:alarm_clock: Afati i aplikimit: 22 korrik 2022

Informacion shtesë: Të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit janë të mbuluara.
Projekti “GeoTaggers Regional for Young Women” financohet nga Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF).

1 Like

Afati për të aplikuar tek programi GeoTaggers shtyhet deri më 27 korrik.