Tërmeti i Nëntorit 2019: organizim në vijim për raste emergjente

Pëshëndetje të gjithëve, në vijim të situatës emergjente për shkak të tërmetit dhe për t’i ardhur në ndihmë atyre që kanë më tepër nevojë në fushën që ne dimë të kontribuojmë më mirë por (gjithashtu e rënësishme) dhe për të planifikuar se si mund të reagojmë në mënyrë më efektive në të ardhmen në situata të ngjashme, do doja të ju ftoja në një takim ditën e enjte 05.12.2019 në orën 18.30 në hackerspace.
Cdo ide e mirëpritur - jam i sigurt që të gjithë mund të kontribuojmë me aq dije sa kemi. Ju pres(im).

R.S

1 Like

ok per mua. vetem se une vi afer ores 19 se jam ne mesim :slight_smile: shenimet e indentitetit i kam bere keshtu qe i gjen tek tema perkatese

Kujtoj qe sot ne 18.30 kemi takimin për këtë cështje. Cdo ide që mund të ndihmojë në një plan afatgjatë ndihmon.

ps: Marin kam pershtypjen qe ke shkruar per nje teme tjeter :slight_smile:

R.S

Pershendetje takimi ka filluar
ne po punojme tek ky tab

Goto this EtherPad

Faleminderit pjesëmarrësve në takimin e parë. Personalisht u gëzova që bëmë hapin e parë për të planifikuar në nivel afatgjatë, nga ana tjetër kisha pritshmëri për pjesëmarrje më të madhe. Gjithsesi, sic thotë dhe populli, fillimi i mbarë, gjysma e punës, keshtu që jam optimist për produktin final që pritet të kemi ne muajt në vijim.
Gjatë takimit dakortësuam në parim për rëndësinë e planifikimit të komunitetit open source të një reagimi të shpejtë, identifikuam disa prej iniciativave digjitale të krijuara tashmë duke bërë disa shënime fillestare mbi to dhe e ndame punën në kategori në bazë të statusit të emergjencës: punë parapërgatitore, punë gjatë emergjencës si dhe pas. Mendoj që ishte shumë produktiv si proces gjë që personalisht më nxit që të fillojmë planifikimin për takimin e dytë. Nuk është e detyrueshme që të jemi pjesëmarresit e njëjtë në cdo takim, por mirë do ishte që pas 3-4 takimeve të para grupi të jetë sa më solid.
Ju lutem hidhini një sy shënimeve dhe në rast se dëshironi të na bashkoheni në takimin e dytë le të organizohemi këtu për ditën dhe orën.

R.S

1 Like