Temat për të cilat do fliten tek videoja për "Balkan FLOSStival 2020"

Përshëndetje të gjitheve,

Mendova që para se të realizohet eventi “Balkan FLOSStival 2020”, të realizoj dy video në kanalin tim të youtube për atë ( në fund gjendet linku për ta parë). Më poshtë kam shpjeguar me detaje se çfarë do të flitën në keto dy video. Duke marrë parasysh që është diçka e re si event dhe si realizim videoje, mendoj që edhe njerëzve do ti “push” le të themi interesin e tyre për të marr pjesë.

Ideja e videos është (Part 1):

-Në pjesën e parë mendoj të jem duke folur për eventin, dmth si është, çfarë topics ka , përse u vendos ky emer ,pjesetarët dhe gjëra rreth tij.
-Më pas meqë unë nuk kam filmuar pjesët tek call/i mendoj që të enjten(ose një dite tjeter nëse është më afer mundësisht) të marr disa momente rrëth bisedes tonë në menyrë që të duket akoma më reale. Disa u ofruan që te flisnin si organizatore qe janë dhe kjo është dhe nje plus më shumë.
Në ketë pjesë, do të tregoj website si duket, të gjitha topics që do të fliten dhe se si njerëzit mund të behën pjesë lehtësisht.
-Last but not least, social mediat me të cilat mund të komunikojnë me ne dhe të informohen më shpesh qoftë nëse duan të jene speaker ose thjesht persona te interesuar rrëth eventeve tona.

Pjesa 2:

-Tek videoja e dytë sigurisht do të jenë relativisht të gjitha pjesët e eventit, pasi jo çdokush mund të ketë patur mundësinë që të na ndjekë ose të mos ketë qenë fare I informuar.
-Mendoj se dhe pjesët e gjithë eventit do të jenë mjaft informuese dhe interesante, pasi askush deri më tani nuk ka bërë dicka të tillë në Shqipëri. Shumë të rinj duan të bëhen pjesë, por nuk dinë se si të drejtohen dhe ku, kësht që basically në një mënyrë ose jo kjo mund të jetë nje motivim për ato. - Në description do të ketë çdo information që si mund njerëzit të informohen për në dhe çdo event që do organizohet pra, instagram, twitter dhe forum.

Videot që do të postohet janë në kanalin e youtube : KristinaKvn https://www.youtube.com/channel/UC_bILVTiuCc6DJytHZ-rKkQ?view_as=subscriber

2 Likes

Interesante, por sikur i mungon pak kontekst. Një lexues i mesëm (si puna ime) nuk e ka idenë se për çfarë po flitet.

Faleminderit për komentin, do mundohëm të kem më shumë detaje në vijm!
Atëherë, ideja e realizimit e videos në kanalin tim në youtube, po bëhet për arsye se shumë të rinj dhe jo vetëm nuk janë të informuar për eventet që po realizohen. Duke e marr parasysh këtë fakt, kam dëshirë qe ta ndaj në dy pjesë pra dy video. Siç kam përmendur në pjesën e parë( videoja e parë që do të postohet) do shpjegoj për të gjithë eventin pra, çfarë është, cila është ideja e realizimit, emri etj, dhe në pjesën e dyte( videoja e dytë) ku do jetë filmuar i gjithë eventi të postohet.
Është diçka që deri më sot nuk është parë dhe as njohur si “proces realizimi videoje” dhe mendova që të krijohet nga unë. Përveç kësaj dhe promos që po i bëhet, të shtyej interesimin e njerëzve më shumë.
Shpresoj të kem qenë pak më e qartë! :slight_smile: