Teleperformance kërkon të vendosë kamera në shtëpitë e punëtorëve!

Përshëndetje të gjithëve,

Unë jam Bislimi, aktivist i Organizatës Politike dhe organizator në Sindikatën Solidariteti.

Duke marrë shkas nga përvoja e mirë që kemi patur me disa anëtarë të Open Labs, si dhe duke marrë parasysh kontributin e lartë që keni sjellë në çështjet e sigurisë online dhe të drejtës së privatësisë, e menduam të arsyeshme të ndajmë me ju një çështje që ka shqetësuar së fundi punëtorët e call center-it – konkretisht punëtorët e kompanisë Teleperformance. Kjo kompani së fundi iu ka kërkuar punëtorëve të instalojnë kamera brenda ambienteve private të shtëpisë, për shkak se që nga fillimi i pandemisë pjesa më e madhe e punëtorëve janë të detyruar të punojnë nga shtëpia.

Sindikata Solidariteti ka nisur procedurat ligjore dhe organizative për të parandaluar një process të tillë. Megjithatë, mendimet dhe ndihma juaj do ishin shumë të vyera për të gjithë. Kështu, jeni të ftuar të jepni kontributin për këtë çështje.

Më poshtë do të gjeni disa publikime mediake të cilat e kanë pasqyruar fushatën denoncuese të Sindikatës Solidariteti kundër instalimit të kamerave në shtëpitë e punëtorëve:

Vive la résistance!

3 Likes

Përshëndetje të gjithëve,

Desha t’ju vë në dijeni që Komisioneri Për Të Drejtën e Informimit Dhe Mbrojtjen e Të Dhënave Personale e kundërshtoi përdorimin e kamerave në shtëpi nga Teleperformance Albania për të mikqyrur punëtorët.

Kjo nuk është vetëm fitore per punëtorët e Teleperformancës, por për të gjithë ne që jemi në të njëjtin front për mbrojtjen e privatësisë si e drejtë themelore.

Ju falemnderoj edhe ju që kësaj kauze i rezervuat një hapësirë në BALKAN FLOSSTIVAL.

Së bashku do ia dalim edhe në beteja të tjera!

Me respekt komunitetin e Open Labs,

Qëndrimi i plotë në Twitter: https://twitter.com/SolidaritetiAL/status/1352562345546047488?s=19

4 Likes