Te dhena te hapura mbi cilesine e ajrit

Hi Guys,

Duke qene se dje ishte nje dite ku ajri ne Tirane ishte dukshem i ndotur doja te shikoja nese kishte ndonje info mbi cilesine e ajrit dhe shkarkova nje aplikacion te quajtur Air Visual. Dukej nje weather app standard i cili agregon te dhena nga burime zyrtare te stacioneve meteorologjike per vende te ndryshme te botes. Por Shqiperia nuk ishte e listuar. Ne rajon ishte Kosova dhe Maqedonia.

Propozoj qe te bejme nje diskutim per te pare se si mund te bejme te mundur qe keto te dhena te jene dhe per Shqiperine.

Disa info paraprake qe gjeta:

  • Para nja dy vitesh kam mentoruar nje skuader ne NASA App challenge te cilet po punonin per nje App te ngjashem. E mbaj mend qe zhvilluesit nuk po gjenin dot te dhena per Tiranen. I pyeta perseri dhe me konifrmuan qe keto te dhena monitorohen (nuk e di frekuencen) por te dhenat jane ose ne leter ose max ne excel sheets dhe nuk paten asnje mbeshtetje nga Agjensia kombetare e mjedisit per te pare se si mund t’i jepet nje zgjidhje

  • Nga nje diksutim i meparshem i @rskikuli ne forum pashe te dhenat e disponueshme nga Bashkia e Tiranes ne kete link http://opendata.tirana.al/?q=dataset/cilĂ«sia-e-ajrit-dhe-e-ujit. Tek kategoria Data nuk ka asnje Data te ngarkuar nderkohe ka vetem nje CSV qe daton ne Dhjetor 2016 raportuar nga Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor pranĂ« BashkisĂ« TiranĂ«

  • Ne Kosove me sa me informuan stacioni gjendet ne Ambasaden Amerikane

  • Kerkova pak me teper dhe zbulova kete link https://www.state.gov/m/pri/gdi/airquality/ qe duket nje pershkrim i programit te USA dhe kete njoftim mbi instalimin e stacionit nga ambasada Amerikane ne Prishtine https://xk.usembassy.gov/embassy/pristina/air-quality-monitor-pristina/

  • Dikush nga Bullgaria me sugjeroi linkun e ketij projekti https://en.airbg.info/how-to/ ku gjenden dhe instruksione per ndertimin e nje stacioni DIY qe mesa shoh eshte i bazuar ne Arduino.

Disa opsione te cilat mund t’i diskutojme, ju lutem sugeroni opsionet tuaja:

  1. Te kontaktojme me institucionet perkatese per te pare nese ka te dhena qe maten cdo dite dhe nese mundet ti dixhitalizojme dhe ti bejme te aksesueshme

2- Te shohim me US Embassy nese mundet qe te bejne te njejten gje ne Tirane sic kane bere ne Prishtine

3- T’i mdledhim vet te dhenat duke bere nje projekt te ngjashem me projektin Bullgar. Disa detaje te projektit gjenden tek FAQ ne faqen e tyre https://en.airbg.info/faq/. Dy gjera kryesore ketu jane sa i kushtueshem dhe i mundshem eshte nje stacion DIY i bazuar ne Arduino dhe cila eshte procedura per t’i bere te dhenat pjese e global measurement network

Klajdi përshëndetje dhe mirëseerdhe (më duke se është postimi i parë?),

përgjigje e shkurtër: po punojmë për matjen e cilësisë së ajrit me një grup personash jashtë dhe brenda OL dhe ndoshta duhet të bashkojmë fuqitë. Përgjigje e gjatë me detaje do vijojë :slight_smile:

R.S

1 Like

Mundem me t’i konfirmu gjetjet sa i perket Kosoves. BE-ja poashtu po shtyn shume qe te aktivizohet dhe publikohen live matjet e ndotjes se ajrit nga Instituti Hidrometeorologjik. Ne Shkup ka ndihmu UNDP.

Ky projekt eshte bere i llojit citizen science nga Unicef Innovations Lab etj ne Kosove www.citizenscienceks.org. Kontaktojini nese ju duhet pervoja e tyre.

1 Like

@rskikuli super :slight_smile: ne pritje te detajeve. @arianit shume faleminderit per infon, shume e vlefshme.

Gjithashtu mediat sot po flisnin per nje alarm te ndotjes ne Tirane dhe Prishtine. Ne Tirane po perflitej se nje re tymi vjen nga Fushe Kruja http://top-channel.tv/2018/01/10/ndotja-alarmante-ne-fushe-kruje-ministria-e-mjedisit-e-pafuqishme-per-ta-ndalur/

Ne Elbasan paska disa stacione te vendosura nga Bashkia. Mund te aksesohen ketu http://79.106.162.242:3392/sensoret/vizitor.php

Por ne aplikacione si Air Visual nuk ishte Elbasani.