Swap partition dhe SDD


(Altin Raxhimi) #1

Pershendetje. Do doja nje mendim meqenese e kam veshtire te krijoj nje mendje timen duke kerkuar ne internet. Ne Tirane kam nje desktop te vjeter, AMD-64 procesori i pare i tille (diku nga 2007-8-a), dhe 4GB ram, te cilin e ve ne pune, relativisht me produktivitet, me Ubuntu Mate. Kur te jem atje do i nderroj HDD-ne me SSD, dhe po mendoja t’i krijoja dhe nje particion swap. Mirepo lexoj here pas here qe nje particion swap mund t’u shkurtoje jeten SSD-ve, per shkak te rishkrimeve te shpeshta ne to. Me c’shoh, the jury is out regarding this, dmth nuk gjej nje mendim te prere ne forumet e diskutimeve mbi to. Ndaj doja te pyesja ne kete forum, si eshte eksperienca ne lidhje me kete?


(Izabela Bakollari) #2

Pershendetje,

Nuk krijohet automatikisht swap partition ne momentin qe instalon nje sistem operimi Linux? Eksperienca ime me Linux eshte vetem me Debian dhe sa here me eshte dashur ta instaloj swap partition eshte krijuar automatikisht.

Une kam nja laptop me 8GB RAM dhe CPU i5 Gen 3 si dhe 120GB SSD. E kam blere te perdorur para 2 vjetesh dhe skam patur probleme ne kete pjese deri tani, as nuk e dija qe ekzistonte si problem.

Per rastin tend besoj shih me mire info me te plote ne faqen e Ubuntu.

https://help.ubuntu.com/community/SwapFaq

Po ndjek diskutimin.
Faleminderit


(Anxhelo Lushka) #3

Përshëndetje Altin,

Është e vërtetë që in the long run swap mund të shkurtojë jetën e një SSD, por gjërat kanë ndryshuar shumë me kalimin e viteve dhe nuk ka nevojë të shqetësohesh për jetëgjatësinë e një SSD nqs e blen nga brand-et e dëgjuara, e ke të garantuar 5+ vite përdorim të përditshëm.


(Altin Raxhimi) #4

Ju falënderoj për përgjigjet! Besoj kjo duhet të jetë gjendja—gjatë brezit të parë të SSD-ve, u shkaktua frika se jetëgjatësia e tyre do ishte më e shkurtër, ndërsa me ç’duket cilësia e tyre është bërë më e mirë tani dhe kjo nuk paraqet më problem.

Ju uroj punë të mbarë,

AR


(Elton Ngjela) #5

Hi Altin,

@anxhelo e ka thene shume drejt lidhur me prodhimin. Do doja qe te shtoja vetem disa detaje per te pasur nen kontroll situaten. Si fillim dua te them se perpara 5 vitesh ne e kthyem te gjithe infrastrukturen ne SSD dhe deri me sot asnje nuk ka bere fail ose te jete demtuar rende. Ne rrjet ka njesi te cilat kane mezatarisht 1000 operacione read/write ne minute, dhe 24/7, keto jane databazat e logging dhe tracking.

Ky artikulli ketu shpjegon rendesine e veprimit. Jo te gjitha veprimet jane njesoj dhe kane te njejten peshe :slight_smile: READ = beje sa here te duash ska asnje pasoje :wink: ama ERASE (ndryshimi magnetik i statusit te qelizes, Input) = kjo ndikon. Kur nje cell eshte ne gjendje te ftohte dhe e shkruan per here te pare kjo e demton fare pak, me pas sa here e lexon nuk ka peshe te rende ose pasoja, kur ndodhen ndryshimi i saj ama, atehere e ke prekur prape.

Me pas lexo kete. Rendesi ka te kuptosh tipet e cells, dhe do gjesh qe shumica e SSD (per te mos thene te gjitha ne treg) kane TLC.

However, it seems that there is no worry about the duration of an SSD. In an experiment conducted by The TechReport on six SSDs, in a test to understand how an SSD can withstand write operations, two drives out of six have managed writing operations for two petabytes of data and in any case all SSDs tested were able to write hundreds of terabytes without problems.

Assuming a writing of two terabytes per year, the results of the experiment resulting in a duration of SSD equal to 1000 years (2PB = 2000 TB / 2TB year = 1000 years). If we were to write even more than 2TB/year, in any case, we’d be able to use our SSD quietly for years and years and years.

Ka disa programe per ta mbajtur nen monitorim dhe kontrol. Ne tek zyra perdorim kete. Te ndihmon qe te auditosh diskun dhe te shikosh ecurine, temperaturen dhe gjendjen ose shendetin e qelizave te SSD. jam i bindur qe tek Ubuntu ke edhe komandat perkatese pa krijuar varesi nga nje tool (besoj por nuk e di me siguri). Nga nje kerkim gjeta kete. Ne rast se nje apo disa dalin me error prap mos u panikos :slight_smile: ke kohe per te bere backup dhe oepracione te tjera dhe ka edhe raste qe problemet zgjdihen nga OS me nje komande :wink:

Bonus content, nqs ke kohe me shume, shikoje edhe kete. Shpjegon si te verifikosh rreth operacioneve fshirese qe folem me lart.

Nga pervoja ime dhe per mendimin tim mos e vrit fare mendjen. Ashtu sic @anxhelo e tha jane tejet me mire te implementuara dhe te prodhuara se HDD dhe kane jetgjatesi shume me te larte. Por edhe sikur te demtohet pas kalimit te nje kohe te gjate, mendo per kohen qe do kesh kursyer dhe per punen qe do kesh bere krahasuar me mos perdorimin e tij.

Se fundmi, nqs do edhe nje alternative dhe ne rast se ke reader te shpejte per memory card ne kemi bere nje implementim duke perdorur sd cards me shpejtesi shume te larte, keto jane zakonisht per prodhime audio/visuale dhe kane kosto shume te larte. Ne ne nje rast morrem nje card reader me mundesi read write te larte i cili kishte driver per tu lidhur direkte ne board tek pci, me pas vendosem nje karte 32 GB e cila na rezultovi edhe me e shpejte se SSD ne I/O dhe tek kjo implementuam swap. Por, deri sa gjetem drivers dhe arritem te rezultati ne fjale ishte nje maratone e vertete.


(Altin Raxhimi) #6

Të falënderoj shumë Elton.

A lot of homework, as it goes, por i dhashë një lexim të parë mesazhit tënd dhe linqeve dhe mu bë e qartë situata. Në fakt, kjo ishte zgjidhja që kërkoja—kompjuteri të cilit do t’i vë SSD Crucial sapo të kthehem në Tiranë është një gjë e vjetër që më vjen keq ta hedh, dhe me Linux në të bëj mjaft gjëra që më duhen, jo një tekst, jo një skanim, jo një stream apo video që shoh, kërkimin tek-tuk në internet. Gulçon aty ku nuk e pres të gulçojë, sidomos nëpër browsera, por nëse mbahet me regjim të lehtë, më bën mjaft punë. Për arësye që merren me mend, është edhe kompjuteri që rri gjithmonë i lirë në shpi.

Dhe them se do dihasë disi më pak me SSD-në e re.

Javë të mbarë,

A


(Anxhelo Lushka) #7

Problemi qëndron dhe tek shfletuesit dhe faqet e internetit sot, navigimi në internet është bërë një nga gjërat më demanding që mund të bësh në një kompjuter haha.

Të sugjeroj që të përdorësh addons si uBlock Origin, uMatrix (e avancuar) etj. (për më tepër info mund të lexosh këtu https://lushka.al/blocklist)