Si të përdor forumin?


(Boris Budini) #1

Përshëndetje!
Fillimisht, mirëseerdhe, urdhëro një karamele :candy:
Më në fund kaluam nga Google Groups në një mailing list open source :tada:
Kam përshtypjen që do të të duhet ndihmë sa t’ia fillosh.
Nëse forumi është një lojë, ky artikull është zana magjike që të ndihmon kur nis lojën.
Krijimi i llogarisë
Për të krijuar një llogari, vepro si më poshtë:

  1. Kliko në Sign Up"
  2. Plotëso emrin e përdoruesit dhe emrin tënd të plotë
  3. Kliko në “Create New Account”
    Shumë shpejt do të të vijë një email me një link që aktivizon llogarinë tënde. Mos harro të kontrollosh folderin ‘Spam’
    Urime :tada:

Ndryshimi i preferencave :tools:

Kategoritë
Forumi ndahet në disa kategori:

Dy prej këtyre janë më kryesorët: Shqip & Anglisht
Këtu është vendi ku të gjithë personat që kanë llogari (për të parë se si krijohet një llogari, lexo më lartë) kanë akses

Postimi
Si fillim, duhet të zgjedhësh se në cilën kategori dëshiron të postosh.
Ka dy mënyra për të zgjedhur kategorinë:

Më pas kliko në New Topic:

Vendos një titull (Titulli duhet të ketë të paktën 10 karaktere)
Më pas shkruaj mesazhin.
Te sugjerojmë që të sillesh mirë me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të forumit.Sjelljet vulgare nuk do të tolerohen.
Kodi i mirësjelljes së Open Labs vlen këtu gjithashtu.

Përgjigjja në një topic të postuar më parë
Hap postimin të cilit dëshiron që ti përgjigjesh. Shko në fund të tij dhe kliko në butonin me ngjyrë të gjelbërt që thotë ‘Reply’
Shkruaj përgjigjen dhe shtyp ‘Reply’

Dhënia e një like(:heart:)
Nëse të pëlqen dicka që është postuar dhe dëshiron që t’i japësh një like vepro kështu:

Dërgimi i një mesazhi
Për të dërguar një mesazh vepro kështu:

Ndihmë :warning:
Nëse ke nevojë për ndihmë pasi dikush ka bërë dicka jo të përshtatshme, dërgoi një mesazh @moderators
Nëse ke hasur një problem teknik, dërgoji një mesazh @boris


(Boris Budini) #2

(Jona Azizaj) #3

Mund ta kemi dhe në anglisht për të huajt qe duan të bëhen subscribe?


(Boris Budini) #4

Nese dikush do donte te bente translate, bujrum


(Jona Azizaj) #5

Besoj do ketë vullnetarë. :slight_smile: Thanks


(Elio Qoshi) #6

Ndryshova ca gjera dhe korigjova ca gabime.


(Boris Budini) #7

@jflory7 can you help me with the quality of the gifs tomorrow?


(Justin W. Flory) #8

@kominoshja Yep, can do. Let’s try to find time in the afternoon. :smile:


Programatore Java dhe SAP
(Elvis Plaku) #9

@kominoshja me çfarë programi i ke bërë ato animated gifts?


(Boris Budini) #10

@eplaku SimpleScreenRecorder