Si te instalojme Nextcloud ne Digital Ocean

Përshëndetje, prej kohësh kam menduar të bëj një prezantim si të instalojmë Nextcloud në një VPS (Virtual Private server) dhe më në fund e mora guximin ta bëj. :slightly_smiling_face:

Gjatë prezantimit do shpjegojme shkurtimisht çfarë është Nextcloud, çfarë është Digital Ocean dhe do shohim hap pas hapi si të instalojme Nextcloud dhe të gjithë komponentët e nevojshëm në një server ne Digital Ocean.

Janë të mirëpritur të bashkohen në aktivitet të gjithë, pavarësisht nivelit të dijeve teknike dhe do përpiqemi të mësojme bashkarisht sa më shumë të mundemi.

Data: 1 mars 2023
Ora: 18:30
Vendi: Open Labs

4 Likes

@kristicunga Me ndihmon dot me nje poster te lutem? :smiling_face_with_three_hearts:

1 Like

Faleminderit per organizimin @IrdiIs . Doja te pyesja nqs duhet te kemi laptop me vete dhe nqs aktiviteti kerkon dije paraprake teknike per pjesemarrje. Faleminderit.

R.S

Duket në rregull?

2 Likes

Mund te merrni laptop nese doni ti ndiqni hapat lokalisht ne kompjuterin tuaj ose te mbani shenime. Demonstrimi do te jete ne nje server ne Digital Ocean dhe do ju pajis me nje material te shkruajtur te cilin mund ta ndiqni gjate ose pas aktivitetit nese doni te beni instalimin tuaj. Per sa i perket dijeve teknike, do perpiqemi qe te shpjegojme sa me shume te mundemi edhe per ata qe nuk kane aspak dije teknike.

Shume mire eshte, faleminderit! @SoniaB te lutem mund ta ndash ne Instagram dhe ne Twitter?

2 Likes

Aktivitetin e ndava edhe në forumin e Nextcloud

2 Likes