Shqipja Informatike - Diskutime


(g10t1) #1

Përshëndetje miq!

Mendova të krijoj këtë temë diskutimesh, duke marrë shkas nga konstatime të shumta të keqpërkthimeve Anglisht-Shqip nga fusha e TIK.

P.sh., është e papranueshme që fjala PRINTER të përkthehet në Shqip po PRINTER. Kjo vihet re si në Google Translate (i trajnuar keq duke marrë për bazë përktimet e gabuara) edhe ne Wikipedia

Në Italisht përdoret fjala STAMPANTE (STAMPA, STAMPARE). Po njësoj mund të përdoret në Shqip fjala SHTYPËS (SHTYPI I DITËS, SHTYPSHKRONJË, STHYP, SHKRONJA SHTYPI etj).

Diskutimet e tilla do të na shërbejnë të githëve për të kultivuar aq sa është e mundur gjuhen Shqipe dhe për të nxitur e mbështetur përkthime sa më të sakta të fjalëve të ngjashme.

Jeni gjithashtu të ftuar ti bashkoheni grupit “Shqipja Informatike” në FB për diskutime të tilla.

Ju faleminderit!


(Redon Skikuli) #2

Fillimisht mirëseerdhe në forum dhe në komuitetin tonë,
Kjo është një cështje që hapet herë pas here nga anëtarë të komunitetit dhe me sa di ka qenë biseduar dhe para vitit 2012 që është themeluar Open Labs. Personalisht nuk e di se si mund të zgjidhet nv nivel afatshkurtër dhe pa angazhim të gjatë dhe intensiv, por jam i mendimit që:

  • të ketë koordinim dhe me kolegët dhe aktivistët nga Kosova për arsye që nënkuptohen;
  • koordinim dhe me iniciativa të mëparshme që nuk janë vlerësuar aq sa duhet si psh B-translator i Dashamirit;
  • na duhet infrastrukturë për të folur në mënyrë të strukturuar ku të kërkohen bisedat lehtësisht dhe të arkivohen për një periudhë të gjatë. Forumi/mailing list i Open Labs, inciativa shqip.wiki (që është akoma në fillimin e saj) apo dhe infrastruktura e komunikimit të FLOSSK kam ndjesinë që janë në dispozicion;
  • është cështje që nuk zgjidhet vetëm me grupime teknofile, por më e gjërë. Një grupim i rëndësishëm janë profesionaistët e linguistikës dhe të gjuhës shqipe. Pra do një bashkim dhe komunikim të grupimeve aktive në fushën e teknologjisë me profesionistët e gjuhës shqipe me vetëdijen që ky do jetë një impenjim afatgjatë.

Gjithsesi, të falenderoj për iniciativën dhe sërisht uroj që të ketë vazhdimësi.

R.S


(g10t1) #3

E kam plotësisht të qartë kompleksitetin e problemit dhe jam gjithashtu dakord me pikat e mësipërme. Gjithësesi mendoj se diskutimet te ky forum, te grupet “Shqipja Informatike” dhe “Gjuha Shqipe - Diskutime” ne FB (ku janë antarësuar edhe mësues/pedagogë të TIK) etj., janë një fillim i domosdoshëm dhe do krijojnë shtysë për iniciativat e tjera që përmende.

Sugjeroj që ta ktheni në praktikë standarte hedhjen për diskutime të çdo përkthimi delikat që do të hasni. Personalisht do jem i gatshëm të jap mendimin tim për çdo pyetje që mund të shtroni në formë diskutimi.


(g10t1) #4

Përshëndetje miq!

Dëshiroj të tërheq vëmendjen për një tjetër përkthim delikat: fjalën FILE që shpesh në kontekstin informatik përkthehet GABIMISHT SKEDAR. Fjala SKEDAR i referohet strukturave fizike (prej druri ose kartoni) që përdoreshin dikur në biblioteka apo edhe qëndra shëndetësore për të mbajtur skedat me të dhëna të librave apo të pacientëve. Sot kjo fjalë nuk ka pse të përdoret më, duke qenë se sistemet përkatëse janë informatizuar.

Ju lutem pra që në kontekstin informatik, të kini parasysh përkthimet e mëposhtëme:

file (emër) - nj: skedë, skeda. sh: skeda, skedat
file (folje) - skedoj, hedh në skedë
folder - nj: dosje, dosja. sh: dosje, dosjet

Përshkrimet në Wikipedia të fjaëve SKEDË, SKEDAR dhe DOSJE duken pak a shumë të sakta (ndoshta ka vend për ndonjë ilustrim të mëtejshëm nga konteksti informatik).

Ju faleminderit!


(g10t1) #5

Përshëndetje miq!

Si mendoni se mund ta përkthejmë fjalën PATH, pra ABSOLUTE PATH etj?

Per mendimin tim nuk shkon të pëkthehet thjesht RRUGË ose SHTEG. Ndoshta RRUGËKALIM mund të jetë një pëkthim më i mirë, meqë jep idenë që kalohet në disa direktori për të arritur te direktoria aktuale.

A ka dikush ndonjë varian më të përshtatshëm? Cila është praktika që keni ndjekur në përkthimet tuaja?

Ju faleminderit!


(Dashamir Hoxha) #6

@g10t1 Çfarë mendimi ke për këto përkthime? http://fjalori.fs.al/#path
Aty mund të bëhen edhe diskutime për çdo term.