Shpallja e Thirrjes së Fondacionit OSM për Aplikime rreth Granteve të Vogla 2020

2020 do të jetë viti i parë që Fondacioni OSM operon projektin e ri të mikrogranteve. Në javët e ardhshme, Fondacioni shpreson të dëgjojë nga komuniteti ynë i OSM për një ide të guximshme që shpresojmë të kenë ndikim OpenStreetMap. OSM Foundation mirëpret një gamë të gjerë projektesh, ku kërkesa minimale është që idetë të kenë lidhje të qartë me OpenStreetMap.
Po punoj për perkthimin e thirrjes në gjuhën shqipe këtu sa më shumë të merremi aq më mirë: https://pad.openlabs.cc/p/OSM_Foundation’s_Microgrant_Apr_2020
Suksese aplikantëve!

R.S

1 Like

Dora e parë e përkthimit mbaroi. Sa më shumë sy ta shikojnë tekstin aq më mirë. Mungojnë dhe links me të cilat do punoj pak më vonë.

R.S

1 Like

Faleminderit @rskikuli per iniciativen.

Perktheva nje pjese te tekstit, por sigurisht ka ende hapsire per ndihme nese dikush deshiron te bashkohet

Faleminderit Boris. Sapo shtova dhe ndërlidhjet (links). Po pres deri në 20.00 dhe nqs nuk ka kontribute të tjera po e dergoj tekstin.

R.S

Meqënëse nuk ka komente po e dërgoj materialin.

R.S

Blog post per detajet rreth microgrants eshte publikuar tashme ne shqip https://blog.openstreetmap.org/2020/04/23/shpallja-e-thirrjes-se-fondacionit-osm-per-aplikime-rreth-granteve-te-vogla/?lang=sq

R.S

Në kuadër të thirrjes aplikova me një mini grant detajet e të cilit mund t’i gjeni këtu https://wiki.openstreetmap.org/wiki/Microgrants/Microgrants_2020/Proposal/Teaching_and_learning_OSM_in_Albania_through_LibreTech_School. Ideja e Libre Tech School është të ndërlidhi ‘mësues’ që kanë dije të FLOSS dhe njerëz që janë më pak të privilegjuar që këta të fundit të mësojnë nëpërmjet ‘shkollës’ së vetëorganizuar.
Qëllimi është që të luftohet analfabetizmin digjital që personalisht kam vënë re që është fenomen shumë i theksuar dhe që ka si rezultat bllokimin e zhvillimit të grupimeve sociale që konsiderohen të izoluara në nivel social. Në rast aprovimi të grantit OSM do jetë fokusi i parë i iniciativës.

R.S

1 Like

Miqte nga OSM Kosova kane aplikuar me dy propozime gjithashtu. I dhashe komentet e mia tek faqja e aplikimit te grant-it bazuar ne aktivitetin intensiv nga komuniteti kohet e fundit dhe ne qofte se e vleresoni punen e bere prej tyre do ju propozoja qe te ndani dhe ju komentet tuaja (endorsment):

Suksese @valmirmustafa @besiguri dhe co.
R.S

1 Like

Jam duke deklaruar my “endorsments” per mikrograntet (nuk e di sa efekt ka kjo gje pe perzgjedhje).

Projekti yt Redon eshte i lidhur me komunitetin lokal OSM? (mbaj mend qe u takuam ne Tirane me shefen e projektit Sidorela (nese e mbaj mend mire emrin, perdnryshe me fal personi ne fjale, qe e kam shume mire parasysh ne pamje). Me pelqen shume ideja e mesimit me LibreTech dhe BBB. Por projekti nuk permban :

  1. mesimdhenie ne terren (Sidorela e di sesa e rendesishme kjo eshte ne OSM
  2. praktike dhe ndjekje te nxeneseve (kete vit dhashe mesim per here te pare OSM fillestareve, dhe mesimdhenia do kujdes sepse fillestaret bejne budalllalleqe pa te keq, por qe bejne deme te medha :slight_smile: Veshtiresia me e madhe ishte verifikimi bashke me ta qe gjerat po kryhen mire + verifikimi nga mbrapa per nje fare kohe te kontributeve te tyre. Sidorela e di prape perse po e flas :slight_smile:
    Edit : Nje keshille e fundit : çmimet per mapping, goodies etc nuk jane shume pozitivisht te perceptuara ketej nga ne per shkak te “all is not about merchandizing things / common goods” dhe - ekollogjikisht kujdes (ne momentin qe materiali nuk eshte i nevojshem duhet bere kujdes per te shperndare materiale me koshience ekologjike). Per mendimin tim hiqe fjalen gift (promotion material eshte me mire, ne shembujt e tu jane promotion materials) dhe faktin qe iau shperndan nxeneseve ne fund (ne bad ideas te faqes kryesore te Microgrants permendet Prizes for mapping :wink:

Me vjen keq qe nuk pata kohe ta lexoj projektin dhe te ti bej keto komente me pare (nuk e di sa vlejne ne kete stad dhe nese ka mundesi edit :slight_smile:

Pyetja e fundit : Keni dijeni per projektin e kontributorit DenisJu ne Tirane per Disabled Community (https://wiki.openstreetmap.org/wiki/Microgrants/Microgrants_2020/Proposal/Tirana_Map_for_Disabled_People”_by_Disabled_Community)? DenisJu eshte meeeeega kontributor ne OSM per Shqiperine dhe desha te “endorse” dhe te tijin bashke me tendin dhe te Kosoves :slight_smile:

1 Like

Hi Eda,
Persa i perket OpenStreetMap, une nuk eshte se kam ndonje rol specifik apo mbi te tjeret aty, jam kontribuese (ashtu si Redoni dhe Denisi).

Persa i perket granteve, aplikimet behen vetem nga nje individ, qe mund te aplikoje qofte ne emer te vet apo te nje grupimi, nuk ka shume rendesi si element. Pra kushdo mund te aplikonte duke plotesuar kriteret dhe te kishte nje projekt ide apo plan pune qe do donte mbeshtetje.

Personalisht po as ne emer te organizates per arsye personale nuk mund te merja dot persiper te beja nje projekt gjate ketij viti. Por ne aq sa do kem mundesi do vazhdoj te kontribuoj me projekte te te tjereve apo qofte editime :slight_smile:

Ne terren smund te kerkoje support per shkak se nuk eshte e sigurte kur mund te lejohen aktivitetet ne grupe.

Suksese te gjithe aplikuesve, do i shikoj dhe une ne nje nga ditet ne vijim dhe te ofroj mbeshtetjen time.

1 Like

Përshëndetje të gjithëve!

Diskutimet dhe mbështetjet mbi propozimet e projekteve nga “Micrograntet e OSMF 2020” (OpenStreetMap Foundation) janë të hapura dhe do ju ftoja në projekt-propozimin tim që kam bërë, të diskutoni mbi idenë, kostot apo edhe anën teknike të realizimit!
Mos hezitoni të diskutoni, dyshoni,të mbështesni (endorsement) apo jo idenë e propozuar! Ju pres!

OSM-Username: DenisJu

Idea ime e propozuar është: “Tirana Map for Disabled People” by Disabled Community

https://wiki.openstreetmap.org/wiki/Microgrants/Microgrants_2020/Proposal/Tirana_Map_for_Disabled_People”_by_Disabled_Community

2 Likes

Faleminderit per pergjigjen Sidorela, ke te drejte, kete vit eshte vendosur qe te jepet prioritet projekteve ku nuk ka shume rrezik Kovidi (ne distance?).

Suksese, dhashe mbeshtetje ne te gjitah projektet ne lidhje me SHqiperine e Kosoves, shpresoj te funksionoje :wink: Nese vi ne Tirane do vij te bejme OSM apo te tjera me shume kenaqesi bashke :slight_smile:

@DenisJu ideja eshte shume e mire, suksese :slight_smile:
@Redon BigBlueButton rocks, dhe ideja per kurse me te, nese ke nevoje per profesore dhe nese momenti pershtatet jam disponibel ne fusha te ndryshme, mosha te ndryshme :wink:

2 Likes

Shumë i lumtur të njoftoj që projekt-propozimi “Teaching and learning OSM in Albania through LibreTech School” është pranuar dhe së shpejti do futet në fazën e implementimit. Publikimi me detajet ndodhet këtu: https://blog.openstreetmap.org/2020/07/01/osmf-microgrants-program-congratulations-to-selected-projects/.
Shumë falenderime për të gjithë ata që komentuan dhe që u angazhuan në përpilimin e projekt-propozimit. Në vijim do ju informoj këtu në forum si dhe në kanale të tjera komunikimi rreth zhvillimeve të projektit.

R.S

2 Likes

Ju uroj suksese.
Ju sugjeroj të shqyrtoni mundësinë për të përdorur edhe Moodle (i cili integrohet mirë me BBB), si dhe Virtual Computer Lab.

1 Like