Shkelet privatësia: del në qarkullim lista me rrogat e qytetarëve

“Është fjala për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe rrogen, që po shpërndahet në Whatsapp.”

Burimi: Tjetër skandal me të dhënat private,del në qarkullim lista me rrogat e qytetarëve - Opinion.al

Reagime nga komuniteti?

R.S

Per raportim ne mediat sociale propozoj #AlbaniaLeak

Lajmi ne Anglisht Massive data breach: Wages of thousands of citizens leaked to the public | Euronews Albania

R.S

1 Like

Nxjerrja e të dhënave personale/konfidenciale besoj se është veprim kriminal, në shkelje të ligjeve. Ata që i kanë nxjerrë këto (po u gjetën) duhet të mbajnë përgjegjësi. Kush e ka pasur detyrë ti ruajë këto të dhëna, dhe nuk i ka ruajtur dot, besoj se duhet të mbajë poashtu njëfarë përgjegjësie. Nuk e kuptoj ku është skandali.

Çfarë është një ‘skandal’, atëherë? Cili është definicioni i një skandali?

R.S

Nuk e di Redon. Skandal ndoshta do ishte po të ishte bërë ky veprim i paligjshëm me urdhër të kryeministrit (ose të personave të tjerë me pushtet).

Skandali ndoshta qëndron te paaftësia e institucioneve përkatëse për ti ruajtur këto të dhëna në mënyrë të sigurtë.

Kaq kishte për të thënë drejtoresha.
Kur ka thënë që “Qeveria shqiptare është në partneritet strategjik me Mircosoft-in”, i ka thënë të tëra. Dmth qeveria dhe AKSHI janë të kapur nga Microsoft-i.

Pra nuk eshte skandal qe infrastruktura eshte e kapur nga MS?

R.S

Duhet të dëgjojmë më shumë se çfarë thonë ekspertët:

Blockchain eshte e adhmja Dashamir :rofl:

R.S

Për të kuptuar se çfarë është blockchain duhet të dëgjosh kryeministrin. Ai është njeriu më i informuar në këtë vend dhe sigurisht që s’e kanë lënë pa ia shpjeguar me detaje edhe se çfarë është blockchain dhe si funksionon.

Perkeqesohet situata Del një tjetër listë me targat e makinave të shqiptarëve | Euronews Albania

R.S

Ne rrjete social po perdor #AlbaniaLeaks per raportimin e fenomenit.

R.S

1 Like

Me sa duket, të dhëna sensitive do te vazhdojnë të dalin dhe për ca ditë. Mund të marim ndonjë masë sado të vogël për të minimizuar dënim?

Fatkeqësisht e vetmja zgjidhje që mund të mendoj është që të bëhen karta identiteti dhe targa të reja dhe të ndryshojmë numrat e telefonit + të vihen para përgjegjësisë institucionale, administrative, politike dhe morale përgjegjësit. Pasi të bëhen këto të reagojmë duke u siguruar që vendi nuk është #bananarepublic. Me sa shikoj qytetarët nuk do reagojnë në mënyrë efikase (me votë, padi dhe protesta) që të sigurohemi që ata që paguhen me taksat tona të jenë të përgjegjshëm dhe të punojnë për ne, kështu që nuk jam optimist.

R.S

Më duket se dikush i ka marrë ca masa, sepse kam vënë re që kanë filluar të qarkullojnë skedarë me të dhëna të modifikuara, fallco. Pra ti nuk je më i sigurtë nëse të dhënat që janë shpërndarë janë autentike apo të fallcifikuara. Edhe nqs ke besim te personi që ti ka dërguar, nuk mund ta dish se kush ia ka dërguar atij, e kështu me rradhë.

1 Like

A është e vërtetë që po pregatitet në mënyrë të fshehtë privatizimi i AKSHI-t?
Ky do ishte për mendimin tim një super skandal.

Sipas lajmeve të some po Projektligji/ Maxhoranca bën gati draftin për mbrojtjen e të dhënave personale, e-albania kalon në duart e privatit, gjobat që parashikohen – Balkanweb.com – News24

R.S

Mua më duket totalisht e gabuar, edhe pse nuk jam në gjëndje ta argumentoj ashtu siç duhet (sepse nuk jam jurist e nuk i njoh ligjet).

A mund ta artikuloj dikush kundërshtimin në mënyrë të saktë?
A mund të bëhet ndonjë gjë për ta ndaluar?
P.sh. a ia vlen që të telefonojmë deputetet ose tu dërgojmë email-a? Apo kjo nuk funksionon në Shqipëri?
A mund të bëjmë ndonjë peticion online, qoftë edhe për të sensibilizuar opinionin publik për rreziqet, pavarësisht nëse qeveria e merr ose jo parasysh?

1 Like

Emision hulumtues nga TopChannel:

1 Like

Sikur u harrua kjo punë dhe nuk po flitet më as për privatizim të e-Albania-s. Ndoshta duhet të përgatitemi për një moment tjetër.

Personalisht nuk e kam harruar, besoj as grupi, por ka qenë periudhë intensive. Në fjalët e aktorit të njohur “we’ll be back” së shpejti.

R.S

1 Like