Zëri është natyror, zëri është njerëzor. Kjo është arsyeja pse jemi të ngazëllyer nga krijimi teknologjish të zërit të përdorshme për makinat tona. Por për të krijuar sisteme zëri, zhvilluesve u duhen sasi zëri tejet të mëdha të dhënash.
Projekti Common Voice është një nismë e Mozilla-s për të ndihmuar t’u mësohet makinave/kompjuterave se si flasin njerëzit. Website zyrtar: https://voice.mozilla.org/.
Shumica e të dhënave të përdorura nga kompani të mëdha nuk jepen për shumicën e njerëzve. Mendojmë që kjo e ndalon novacionin. Ndaj Mozilla filloi Common Voice, një projekt për të ndihmuar që njohja e zërit të bëhet e hapur dhe e përdorshme nga kushdo.
Për të përmirësuar të dhënat të ftojmë që të na ashkohesh në ‘sprint-et’ e Janarit ku do regjistrojmë tekste në audio. Ja datat:
10 Janar - 17:10
16 Janar - 17:00
22 Janar - 17:00
Datat dhe detajet do publikohen së shpejti dhe në https://wiki.openlabs.cc/faqja/Aktivitete
Të gjitha kontributet do publikohen në licensë të hapur Creative Commons.
Do kemi caj, kafe, biskota dhe ambient të ngrohtë sigurisht
Kujtesë që sot mblidhemi në hackerspace për takimin e parë të vitit të Mozilla Common Voice për të ‘dhuruar’ zërin tonë që zhvillues nga e gjithë bota të krijojnë aplikacionie për pajisje të ndryshe si asistentë robotikë shtëpie (home assistants), pajisje Internet of Things etj.
Fillojmë në 17.00
Adresa e Open Labs hackerspace: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Adresa_e_hackerspace dhe të presim me caj të ngrohtë, biskota dhe dashuri për burimet e përbashkëta digjitale (digital commons).
Kam një laptop relativisht të vjetër që dua ta mbaj kryesisht për të shkruar dhe i kam vënë Xubuntu. Problemin e kam sidomos me ë-të. Jam mësuar me QWERTY-n amerikan, por në QWERTY, për të nxjerrë ë-në në të duhet të bësh gati e të shtypësh tre butona, Compose + : dhe pastaj e. Është jashtëzakonisht e parahatshme—ë-ja me shumë gjasa është zanorja më e shpeshtë në shqip.
Pyetja është, a ka ndonjë mënyrë që ë-ja të arrinte të bëhej vetëm Compose me një buton, të paktën? Të themi Compose + ] ?
@alrax
Unë e kam përdorur Xubuntu/Xfce për një kohë të gjatë, dhe di që mund të ndryshohet keyboard layout dhe të vendoset një tastierë shqipe. Janë nja 2-3 tastiera shqipe. Për mendimin tim më e mira është Plisi. Aty mund ta nxjerrësh shkronjën “ë” duke shtypur te “;”. Kalimi nga tastiera shqip te një tastierë tjetër (p.sh. amerikane) bëhet shumë kollaj, me një kombinim tastash që mund ta zgjedhësh vetë. P.sh. unë përdor kombinimin Shift+Tab.
Po të kërkosh pak mund të gjesh faqe me udhëzime se si ndryshohet tastiera në Xubuntu.
Përshëndetje Altin,
fillimisht bravo që përdor Linux Nuk jam i sigurt për zgjidhjen e problemit, por do të sygjeroja që në vijim për tema specifike të hapësh një tematikë të re në forum sepse krijohet konfuzion me temat Shumë faleminderit.