RedHat Career Days

Përshëndetje,

Në OSCAL patëm mundësinë që të takojmë disa persona që vinin nga kompania RedHat.

Red Hat, Inc. është një kompani softuerike amerikane që ofron programe kompjuterike me kod-burim të hapur kryesisht për kompani shumë të mëdha. E themeluar në vitin 1993, Red Hat ka selinë e saj të korporatës në Raleigh, Karolinën e Veriut, por ka zyra në mbarë botën.
Red Hat është e lidhur në një masë të madhe me sistemin e operimit Red Hat Enterprise Linux (RHEL). Red Hat gjithashtu ofron Red Hat Virtualization (RHV), një produkt i virtualizimit për kompanitë. Red Hat ofron ruajtje (storage), platforma të sistemit të operimit, middleware, aplikacione, produkte të menaxhimit dhe mbështetje (support), trajnime dhe shërbime konsulence. Red Hat krijon, mirëmban dhe kontribuon në shumë projekte të softuerit të lirë.

Nesër, më datë 16 janar dhe ora 16:00 do të zhvillojmë një video call me punonjës nga zyrat e kompanisë në Brno në Republikën Çeke. Tek ky takimi virtual do të përshkruhet në detaje një nga produktet që kanë bërë kompaninë gjerësisht të njohur, Open Shift.

Faqja në wiki të Open Labs dhe eventi në Facebook janë tashmë të publikuara.

1 Like

Falemindert për informacionin e detajuar Mariana. Shihemi pasdite në 16.00 (fiks) që është dhe ora që do fillojmë.

R.S

Faleminderit per organizimin. Do kete link nga ku mund te ndjekim apo duhet te jemi ne OpenLabs?

1 Like