Radio Online rreth të përbashkëtës digjitale në Open Labs hackerspace


(Redon Skikuli) #1

Duke vënë re që ka një mungesë përmbajtjeje rreth tamatikave që trajtojmë në Open Labs si dhe fakti në tani kemi një linjë interneti relativisht të shpejtë po mendoj që të filloj një online radio me përmbajtje si:

  • muzikë nga domeini publik apo publikuar në një nga licensat Creative Commons;
  • biseda të anëtarëve rreth projekteve që zhvillojmë në hackerspace apo tematikat që janë në fushën tonë të interesit (free open source software, digital privacy, commons dhe public domain, open data etj).

Programet mund të jenë kryesisht në shqip, por dhe në anglisht në raste se kemi miq të ftuar që na vizitojnë.
Online radio mund të administrohet nga secili mjafton që të kemi rregulla minimale (muzika e publikuar ne licesë të lirë/hapur) dhe tematikat të jenë në fushën tonë të interesit dhe të mos ndjellim urrejtje kudrejt të tjerëve. Një format i administrimit të axhendës mund të jetë në wiki-n tonë apo në ndonje kalendar në infrastrukturën cloud që ne kemi.
Radio do ishte një kanal i ri komunikimi mendoj me audienca të reja por dhe do na angazhonte disi ndryshe pvrvec rutinës që kemi aktualisht.

Si ju duket si ide?
R.S


(Redon Skikuli) #2

Eshtë në dijeni dikush të ndonjë shërbimi (pa pagesë) për (vetëm) audio streaming të vazhdueshëm?

R.S


(Elton Ngjela) #3

Ideja eshte shume e mire!

Nqs te duhet support te jap nje dore edhe une, nje sherbim i tille eshte http://icecast.org/.

E.


(Redon Skikuli) #4

Në qoftë se ke dije teknike do e vlerësoja ndihmën @oetoni. Ndoshta do ishte më mirë që tv takohemi nga afër në hackerspace për të parë teknikalitetet, sigurisht në qoftë se banon këtu.

R.S


(Elton Ngjela) #5

Patjeter qe po! Mbase 29 ose 30 nqs e ke per mbare ne nje orar qe ju keni takim? Ose me pas pas Viti te Ri ne rast se keni ndonje date zyrtare do jem atje dhe flasim nga afer. Lidhur me implementimin teknik mund tju suportojme pa problem, mbetet vetem te flasim per infrastrukture fizike ne sensin server/net.

E.


(Redon Skikuli) #6

Këto ditë është pak rrëmujë axhenda për shkak të festave dhe mendoj që data 10.01.2019 në oren 15.00 është ideale. Si mendon?

R.S


(Redon Skikuli) #7

Mendon se mund të përdorim Raspberry Pi @oetoni? Se po lexoja këtë:

R.S


(Boris Budini) #8

Mbase ju hyn ne pune kjo: https://maker.pro/raspberry-pi/projects/how-to-build-an-internet-radio-station-with-raspberry-pi-darkice-and-icecast


(Elton Ngjela) #9

eshte mese ok. ne 10 atehere. Po patejter qe po lidhur me Raspberry Pi… ne tek zyra jemi Arduino fans por nuk do perbente problem.


(Elton Ngjela) #10

fiks e ke gjetur :slight_smile:


(nino) #11

https://hsbxl.be/events/byteweek/2019/radio/


(Redon Skikuli) #12

Nga ajo qe une kuptoj ham radio eshte ndryshe nga ideja e online radio. Por do e investigoj me shume.

R.S


(Redon Skikuli) #13

Elton faleminderit për ndihmën për këtë. Ndërkohë që po punon për serverin, po shkarkoj muzikë të publikuar nën një nga licensat Creative Commons që të kemi për straming. Githashtu do mundohem të gjej dhe mikrofon për rast se kemi ndonjë emision me të ftuar.
Ki parasysh që do ishte mirë që infrastruktura (ciladoqoftë setup) të jetë në brenda hackerspace për arsye që nënkuptohen.

R.S


(Elton Ngjela) #14

@rskikuli e lutem! Faleminderit per pritjen dhe besimin. Ate po projektojme dhe ne rast se delen sic po e mendoj do jete nje VM brenda VirtualBox. Aktualisht me duhet dicka tjeter… te njesia ku do instalohet a mund te kem nje user me remote access? ne rast se duhet mund te vij ta konfiguroj une… po te deshirosh aksesin mund te ma dergosh me PM ose email direkte. Dhe faleminderit shume per misionin dhe mendimet qe perhapni.


(Jor Bashllari) #15

Mendoj se përderisa nuk ka ndonjë event lidhur me radion, do të jetë always running. Na duhet të dokumentojmë gjithë procesin dhe si ta rindërtojmë sa më shpejt. Shoh që ka shumë Ansible roles për Icecast: mund të ribëhet/ndryshohet një i gatshëm dhe të ruhet një link drejt repo?
Nuk besoj se ia vlen të vazhdojmë duke instaluar programe e shërbime kudo pa pasur të paktën një person tjetër të gatshëm të ribëjë të gjithë instalimin nga e para (rasti i dytë më i keq).

@oetoni një RasPi nuk mendoj se ka mjaftueshëm fuqi për virtualisation (sidomos VBox) dhe riformatohet besoj pa shumë mundim. Maksimumi mund ta vendosim në një container, po nëse kemi vetëm një shërbim për një pajisje (që mund të “rindërtohet” pak më ngadalë se një container) nuk bën shumë sens izolimi.

Re: remote user: temporary root SSH access? Big no from me. Besoj edhe pjesa tjetër e @infra bie dakord. Kemi njoftime në telegram kur hackerspace është hapur. Nuk ka vlerë nëse krijohet një lehtësi e re/shërbim i ri nëse nuk është e hapur deri në mënyrën e konfigurimit.


(iker) #16

Hi All,

I have seen the topic on the inbox and even if I do not understand shqip i have seen that your are speaking about a radio station…

Time ago I colaborated to migrate a pirate-radio station to GNU/Linux and we installed Rivendell if you want to have a look.

http://www.rivendellaudio.org/

http://wiki.rivendellaudio.org/index.php/Streaming_from_Rivendell

Regards.


(Elton Ngjela) #17

@jorb ne cilen pjese te shkrimit kuptove qe VM do vendoset brenda RasPi? Mbase nuk jam shprehur mire por…VM do jete ne nje njesi qe Redoni me ka komunikuar se do jete running ter kohes pra do sherbeje si server. Per kete aarsye per te mos bere installim direkte ne machine po vendosim nje VM qe do kete zgjidhjen ne menyre qe te mirembahet me lehte. Ne github do jete edhe zgjidhja finale nga ne keshtu qe nuk perben problem.

Lidhur me remote user. E para e punes user ka hapesiren e tij te ekzekutimit dhe kjo nuk perben shkelje te privatesise apo rezik potencial pasi nuk kerkohet qe user te kete te drejta admin ne sistem. Ama per te shmangur rrugen zyre <-> OL pyeta per userin me idene qe mund ta ndertojme qe ketu. Ne rast se eshte problem per ju, ska lidhje se vijme atej ne fund dhe punojme pa remote.

Ju lutem, mos ndiqni mite mbi sigurine dhe veproni mbi llogjike dhe arsye. Nuk ka asgje te keqe te lidhesh remote simodos nen hapesira te supervizuara ose te limituara.


(Jor Bashllari) #18

Re: RasPi
Nëse do të qendrojë në hackerspace, pajisja më e përshtatshme është RasPi (që do të rrijë gjithmonë ndezur). Laptopët që ndodhen janë të përdorshëm, por edhe pse relativisht pak, ~70W nuk ia vlen të shpenzohen kur ka më mirë.

Re: remote user
Nuk e kam fjalën për sigurinë, e kam fjalën për vëzhgueshmërinë. Thjesht instalimi jam i sigurt që nuk ka vështirësi, por nëse dikush dëshiron të ndjekë (hint: forum publik), duhet të shkojë deri në zyrë. Personalisht nuk e di as ku ndodhet e as në ka stacion autobusi afër zyrës dhe nuk besoj se do të ndihesha rehat të shkoja në vendin e një biznesi veç për kuriozitet.

Me sa kam vënë re nga aktiviteti ynë deri tani, radio nuk është urgjencë e nivelit “forum down”, ku më e rëndësishme është që të rregullohet sistemi sesa të shohin të tjerë si bëhet.


(Elton Ngjela) #19

@jorb nuk e di perse eshte menduar qe nuk do jete ne Open Labs kur eshte vetem nje mundesi dhe kjo eshte qe do ndodhet tek Open Labs. Mbase nuk po te kuptoj… por besoj Redoni te sqaron me mire se une. Ne jemi drejt perfundimit. Projekti do jete ne github, hardware + install ne Open Labs, nje manual po atje.


(Redon Skikuli) #20

Elton faleminderit për ndihmën sërisht. @jorb kur të takohemi në hackerspace të shpjegoj set-up të propozuar nga afër.

R.S