Python Workshop

Hey,

Po mendoj të organizoj një workshop rreth Python :). Propozoj datën 17 Nëntor 2018 ora 6PM pasi edhe në wiki nuk ka aktivitet në atë datë.
Duke qenë se do jetë entry level mendoj të fillojmë me gjërat fillestare të cilat janë: për cfarë mund të perdoret python, avantazhet dhe disavantazhet në krahasim me gjuhet e tjera të ngjashme, komunitetin pas python, burime të ndyshme nga ku mund ta mesojme si dhe shembuj të thjeshtë ushtrimesh.

Në qofte se është edhe dikush tjeter që deshiron të prezantoj dicka ne lidhje me python feel free që të propozoni :slight_smile:

Në qofte se nuk ka kundershtime më vonë do bej edhe një axhendë me të detajuar se cfarë saktësisht do trajtohet :smiley:

Faleminderit,
Nafie

7 Likes

Une sdo e humbisja per asnje gje kete workshopin :smiley:

1 Like

edhe une do jem e pranishme :green_heart:

1 Like

Hey,

Duke qene se eshte e shtune si mendoni ta zhvillojme ne oren 11:30AM :slight_smile:

Faleminderit,
Nafie

1 Like

Ping @kristinakvn. Workshop entry level + nga Nafia = imponohet te jesh.

R.S

1 Like

Përshëndetje,

Dhe unë jam +1 për aktivitetin! :grin: Ora 11:30 më duket më se OK.

Cheers
Mariana

@anxhelo :star_struck: me ndihmon dot me nje imazh please :grimacing:

Thanks

1 Like

Hey,

Duke qene se do jete edhe CryptoParty ne Log ne daten 17 nentor po zvendos Python Workshop ne 15.12.2018 duke qene se te shtunat e tjera jane te zena dhe sdo ishte mire te kishim dy evente ne nje dite :slight_smile:

Faleminderit,
Nafie

3 Likes

Kam dhe une deshire te marr pjes te ky workshop,

po ne te njejtin orar do jet? 6PM?

Faleminderit!

2 Likes

Hey Klevis,

Meqe eshte e shtune po mendoja te ishte ne oren 11AM. Eshte okay per ty?

1 Like

Shume ne rregull! Shihemi :grin:

1 Like

Workshop per Python eshte zhvendosur ne dhjetor?

1 Like

Po Alba, duke qenë se ishin të zënë të shtunat e muajit nëntor, do jetë me 15 dhjetor.

1 Like