Pyetje mbi Signal-in


(Bora Mema) #1

Pershendetje! Jam Bora dhe shkruaj per here te pare ketu. Me vjen mire qe u njoha me kete forum duke qene se di vec te perdor telefonin, Word-in dhe Paint-in. Ndaj do bezdis shpesh me pyetje ketu.

Ne telefonin qe me eshte prishur, kam pasur Signal. Ka ndonje menyre per te ruajtur chat and media kur te me duhet te shkarkoj signalin ne celularin qe perdor tani me ane te gmail-it?

Kur e kam provuar para nje viti u fshine fotot nga bisedat e telefonit te shkuar (nderroj shpesh telefona se jam duarthare) dhe ne signalin e ri nuk kisha me gje. Ate rast i kisha bere signalit back up ama kur tentoj ta hap nga pc nuk me dalin as mesazhet, as media del thjesht nje file. Ka zgjidhje?

Faleminderit paraprakisht!


(Klevis Lika) #2

Ckemi Bora!

Nuk e kam perdorur Signal me perpara por bera disa kerkime ne internet dhe vura re qe e vetmja menyre te besh backup dhe restore eshte nepermjet sistemin Android.
Duke kopjuar folderin “Backups” (gjendet tek /Internal Storage/Signal ose /sdcard/Signal nese i ruan ne kart memorie) nga telefoni vjeter tek i riu.
Duhet ta besh para se te instalosh Signal te telefoni i ri qe kur ta instalosh ta skanoj dosjen Backup dhe ta bej Restore (jepi te gjith permissions aplikacionit). Mbaj mend kodin 30-shifror qe te jep kur i ben backup se do te ta kerkoj te telefoni i ri.

Ne iOS dhe PC nuk behet mesa pash per arsye sigurie.
Shpresoj isha i qarte :grin:


(Redon Skikuli) #3

Kam pershtypjen qe telefoni i vjeter nuk i funksionon @klevisi, pra nuk ka ekran qe te bej backup nga telefoni i vjeter…

R.S


(Klevis Lika) #4

Kur lexova kete mendova qe e kishte mundesine e marrjes se file, por qenka rast i meparshem.
Me ane te Gmail (mendoj e ka fjalen per syncing) nuk behet per te njejten arsye qe nuk lejohet as ne iCloud/iTunes.
Nese telefoni ndizet mendoj mund te aksesoj backup-et nga pc e ti vendos te telefoni i ri nese i ka lejuar me pare dhe mban mend kodin.


(Silva Arapi) #5

Pershendetje @Bora

E vetmja menyre per te kaluar mesazhet e Signal nga nje pajisje tek tjetra eshte duke krijuar nje back up te te dhenave ne telefonin e vjeter, dhe kete back up me pas e ngarkon ne telefonin e ti. Kur aktivizon back upet (enable backups) aty te jepet edhe nje kod me 30 shifra te cilin duhet ta ruash, pasi sherben per dekriptimin e te dhenave kur i ngarkon ne pajisjen e re.
Hapat per secilin rast jane ketu: https://support.signal.org/hc/en-us/articles/360007059752-Backup-and-Restore-Messages

Ne rastin tend specifik, ne rast se tek telefoni i vjeter nuk i ke patur backups te aktivizuara, apo nuk ke ruajtur kodin 30 shifror, nuk besoj se eshte me e mundur ti rimarresh mesazhet. Por, duke ndjekur hapat te guida e mesiperme, mund te kesh parasysh cfare duhet te besh per ta shmangur humbje te te dhenave ne te ardhmen.


Silva