Pyetësor për pjesëmarrjen dhe shpërndarjen gjinore në OpenStreetMap

Përshëndetje,
Gjatë pjesëmarrjes në konferencën State of the Map pata mundësinë të flisja me Selenën një kontribuese në OSM në Amerikën latine. Ajo ishte pjesë e një grupi vajzash #geochias, të cilat editonin dhe mernin pjesë në aktivitete rreth OSM. Gjatë workshop-it që ajo zhvilloi kishte formuluar dhe një pyetësor i cili tashmë është i mundur dhe online, dhe gjithashtu e kemi përkthyer dhe në gjuhën shqipe.
Artikulllin e gjeni këtu por vetëm në gjuhën spanjolle dhe angleze.
Formularin e gjeni këtu

Do ju lutesha ta plotësonit formularin, i cili nuk është shumë i gjatë :wink:


Ju Faleminderit,
Sidorela.
2 Likes

Faleminderit Sidorela. Harrove të na thuash cili është qëllimi i projektit :wink:


R.S

1 Like

Qëllimi i projektit është të analizojë rolin, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen të grave/vajzave në OpenStreetMap për të gjetur një mënyrë që të zvogëlohet hendeku gjinor në këtë komunitet. Pra si të kemi më tepër pjesëmarrje dhe përfaqësim në OSM për grupet që janë më pak të përfaqësuara, pasi sipas statistikave femrat përbëjnë vetëm 3% të komunitetit.

p.s mund ta plotësoni anglisht ose shqip si të jetë më mirë. :slight_smile:

1 Like