Publikim i një libri në open access

Përshëndtje, në vijim të një bisede në chat rreth ndarjes së një libri në format elektronik nga vetë autori po hap këtë tematikë për të biseduar rreth mënyrës se si mund të publikohet një libër në Shqipëri në mënyrë të tillë të të ofrojë akses të lirë (open access). Libri në fjalë mendoj që është shumë i dobishëm për komunitetin tonë për sa i përket përkthimeve dhe përdorimit të terminologjisë në fushën tonë, një problematike serioze mendoj.

Këtu kam vendosur faqen ku sqarohet e drejta e autorit dhe e shpërndarjes së librit: Etherpad

Cdo koment për ta publikuar librin ne open access do ndihmonte.
Faleminderit,

R.S

1 Like

Pas debatit ne chat libri u publikua tashme ne license Creative Commons :clap:

R.S

@dashohoxha duke parë këtë Aplikacion Frontend postim që ke bërë më parë mendoj që do ishte mirë një koordinim pasi fusha për të cilën jeni angazhuar eshte e perafert dhe ka vlerë për komunitetin.

R.S

2 Likes

@rskikuli të falenderoj që ma vure në dukje këtë punim. E përkrah plotësisht punën që po bëjnë autorët. Po ashtu kam qënë gjithmonë i gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi. Megjithatë dihet mirë që unë nuk jam as gjuhëtar, as përkthyes, dhe as nuk merrem me përkthime. Në rastin konkret nuk e di si mund ti ndihmoj autorët, përveçse duke e bërë share punimin e tyre.

2 Likes

Mu kujtua që para shumë vitesh kam përkthyer programin KTurtle, më shumë për të kuptuar se si funksionojnë veglat e përkthimit që përdor KDE.

Tani po shikoj që mund ti bëheshin disa përmirësime përkthimit. P.sh. për fjalën “Toolbar” unë kam përdorur “Rreshti i Mjeteve”, por kam vënë re që më shpesh përdoret “Shiriti i Veglave”.

Nëse dikush ka kohë dhe nerva që të bëjë korrigjimet e nevojshme, do bënte një punë të mirë.

Po e ndaj meqenese lidhet me kete tematike Zone e Lire - Libër/ Përse interneti nuk flet shqip (6 Maj 2022) - YouTube

R.S

1 Like

Duket që janë tema të vështira për tu diskutuar.

Ja edhe një tjetër që ka lidhje me këtë tematikë:

Mo na prishni shqipen ju lutem shumë :slight_smile: