Public Uni, Public Data


(Xheni Myrtaj) #1

Përshëndetje,

Dua t’a nis me një pyetje të thjeshtë. A kanë të drejtë studentet e universiteve publike të dinë ku shkojnë lekët e tyre? Ku do shkojë ky 1 milionshi që do paguaj këtë javë? E di shumë mirë që nuk shkojnë për infrastrukturen dhe për kushtet, sepse mjafton të shohësh gjendjen e mjerueshme të kompjuterave jo funksionalë në mjediset e fakultetit. U bë ca vite që studioj në Fakultetin e Ekonomisë të universitetit të Tiranës dhe kurrë nuk kam marrë përgjigje, por dhe as nuk kam dëgjuar njeri të ngrejë zërin. Të mendosh që për çdo vërtetim studenti paguajmë 300lek (të reja) dhe sa e sa vërtetime e lista notash merren në ditë, dhe të mos flasim për tarifat e shkollimit se kjo është një temë tjetër. Jemi në 2018 dhe Universiteti i Tiranës përveç 10001 problemeve të tjera, ka 1 vit që nuk ka rregulluar akoma Portalin e Studentit ku regjistrohen për provimet, shohin notat etj, dhe askush nuk mban përgjegjësi dhe as nuk e vë ujin në zjarr. Kush e ka bërë website-n e fakultetit tim? Sa para kanë paguar për atë faqe skandaloze?
Absurditet dhe turp të thuash ku studion!
Pyetja e fundit, a është e mundur dhe a ia vlen të iniciohet një fushatë e tillë, Public Uni Public Data?

Faleminderit,
Xheni


(Kristina Millona) #2

Më pëlqen shumë problematika që ke ngritur Xhen. Jam “in” nëse bëhet një fushatë.


(Redon Skikuli) #3

Xheni përshëndetje, kam qenë dhe jam i mendimit që para se të procedohet me fushata të tilla është e rëndësishme të emancipohemi ne fillimisht dhe të sigurohemi që ka aq solidaritet dhe empati midis grupit që do e iniciojë dicka të tillë që dhe në rast se sulmohet të jetë solid grupi dhe të mos përcahet. E them këtë pasi kur sulmon sistemin reagimi pritet të jetë i ashpër sidomos në vende të vetëdeklaruara demokratike si ai që jetojmë. E kanë thënë dhe Dead Kennedys për vrasjen e Harvey Milk në I fought the Law: https://en.wikipedia.org/wiki/I_Fought_the_Law.
Pra do propozoja që të sigurohesh që:

  • e ke kuptuar se nga burin problematika e keqmenaxhimit të parave;
  • është problematikë që lidhet vetëm me universitetin tënd apo më intereson dhe mua që nuk jam në universitetin tënd;
  • është problem lokal (pra i Shqipërisë) apo universal (i sistemit ekonomik);
  • kë ke kundër (pra kush është armiku);
  • ke një plan veprimi me hapa të qarta;
  • arsyet që dikush do të të bashkohej në kauzën tënde (e përmenda dhe më lart).

Doja të shtoja këtu që mendoj që kauza që parashton ka të njëjtin burim nga ku buron problematika për mospërdorimin e programeve me kodburim të lirë dhe të hapur, mosekzistencën e të dhënave të hapura nga institucionet publike (që ofrojnë transparencë), humbjen e privatësisë online dhe humbjen e domeinit publik mbi copyright. Janë të njëjtat kauza që kemi në OL.

R.S


(Redon Skikuli) #4

Dhe dicka që harrova, problematikat e mësipërme lidhen drejtpërdrejtë dhe me ligjin rreth arsimit publik që gjeneroi protesta të shumta ku protestuesit (kryesisht studentë) theksonin rëndësine e fuqizimit të arsimit publik, temv që prek dhe elementin që përmende.

R.S


(Dashamir Hoxha) #5

Transparenca është një cilësi e dëshirueshme e çdo institucioni publik, por pse jo edhe jo-publik.

Nga përvoja ime, nuk është vetëm mungesa e fondeve dhe e pareve që shkakton një gjëndje të mjerueshme dhe jo-funksionale. Është edhe pa-aftësia, mungesa e dëshirës për të punuar, mungesa e ndërgjegjes, etj. Siç i thonë edhe fjalës: “Më mirë të dish sesa të kesh.”

Kam përshtypjen se fushatat sensibilizuese nuk janë të mjaftueshme. Psh ka shumë vite që bëhen fushata sensibilizuese rreth lirisë së përdorimit të softeve, kodit burim të hapur, etj. dhe mua më duket se rezultati ka qenë i papërfillshëm. Nqs ka patur ndonjë arritje kjo nuk ka ardhur prej sensibilizimit. Pra ka një ngjashmëri, siç e përmendi dhe Redoni. Dhe kjo ndoshta vjen sepse problemi është më i thellë, është te mendësia dhe mentaliteti i njerëzve. Dhe kjo është gjëja më e vështirë për tu rregulluar. As ligjet apo rregullat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar mendësinë e shoqërisë.