Public Money Public Code Albania 2023

Një nga qëllimet kryesore të komunitetit tonë është dhe ndërgjegjësimi rreth rëndësisë së publikimit të kodit të zhvilluar me para publike në një licencë softuerike të lirë dhe me kodburim të hapur. Kjo është dhe arsyeja që në ditën e shtunë, data 4 mars, në orën 12:00 në ambientet e Open Labs hackerspace ftojmë të gjithë të interesuarit të na bashkohen në prezantimin e parë, për këtë vit, të fushatës tonë Para Publike Kod Publik (Public Money Public Code).

Me këtë fushatë ne kërkojmë që të ndryshojë legjislacioni dhe t’i imponojë qeverisë qendrore dhe lokale që softueri i financuar publikisht i zhvilluar për sektorin publik të vihet në dispozicion të publikut duke qenë free libre open source.
Më qoftë se dëshiron t’i bashkohesh fushatës duke ndihmuar jeni të mirëpritur.

3 Likes

@SoniaB te lutem mund ta ndash ne rrjetet sociale?

Faleminderit

1 Like

Te lutem, mund te ndash nje plan gjeneral se si do te jete i organizuar takimi?
Per shembull,

  • ana ligjore,
  • ana teknike,
  • kapaciteti i instituteve publike,
  • shembuj te ndarjes se kodit ne vende te tjera,
  • open-data initiatives

Faleminderit per takimin, shume interesant - will be there!

Shenimet e takimit dhe ndarjen e detyrave mund ti gjeni ne pad dhe ne wiki

Takimi i radhes do jete ne daten 11 Mars 2023, ne oren 12:00.

Shihemi në 1200 në hackerspace :slight_smile:

R.S

Jemi duke punuar per dokumentimin e fushates ne wiki te komunitetit: Public Money Public Code 2023 - Open Labs Hackerspace. Ka akoma shume pune por ne ditet ne vijim dhe jete gati.
Nderkohe, do doja te informoja qe takimi tjeter i grupit organizator eshte date 25.03.2023 @ 12.00 ne hackerspace.
Kemi perpiluar letren qe do i dergohet kandidateve (flm @IrdiIs ) dhe eshte duke u finalizuar nga @Esi lista e emails te kandidateve per kryetare bashkie qe t’i kontaktojme ne vijim.

R.S

2 Likes

Takimi i sotem qe goxha produktiv. Ne pad mund te gjeni detyrat qe u mbyllen sot dhe detyrat qe duhen mbyllur deri ne takimin e radhes.

Ju presim ne takimin e radhes! <3

Faleminderit te gjitheve per angazhimin. @IrdiIs organizohemi per takimin e rradhes?

R.S

1 Like

@redonskikuli Ne takimin e fundit sic eshte shkruar edhe te pad-i me siper vendosem qe:

Takimi i radhes do jete ne daten 25 mars 2023, ne oren 12:00 ne Open Labs.

@kristicunga dhe @SoniaB do your magic! :heart_eyes:

1 Like

Ja ku është!

2 Likes

Faleminderit Kristi. The progress so far can be followed here Public Money Public Code 2023 - Open Labs Hackerspace

R.S

1 Like

Email draft for the FSFE mailing list:HedgeDoc - Collaborative markdown notes
Copy editors are welcome

1 Like

Propozoj qe takimi i radhes te jete ne 30 Prill 2023 ne oren 18:30.
Kemi dhe detajet e fundit te fushates per te mbyllur te cilat jane te listuara te pad i takimit ne wiki.

1 Like

We are postponing this because the Wikimedia group meeting at the same time.
When would it be a good day to have it?

Mendova se e keni lene ne prill, tani jemi ne mars

Paskam gabuar une me daten e kisha per 30 Mars. Gjithsesi meqe nuk u be per sot. Mund ta leme per javen qe vjen. Te shtunen, ne date 8 Prill ne 12:00 mendoj se eshte mire, meqe per takimet e tjera ka funksionuar si dite dhe orar.

3 Likes

Deri me tani kemi vetem nje pergjigje nga email-et qe kemi derguar. Uroj qe deri ne takimin tjeter te jene shtuar.

@kristicunga Na ndihmon dot me posterin e Public Money Public Code per kete te shtune?

@SoniaB Ke mundesi ta ndash ne rrjetet sociale te lutem?

1 Like

Ne vijim te takimit te dites se shtune (faleminderit pjesemarresve) doja te informoja ka relativisht shume progres me fushaten. Rezultatet jane dokumentuar ketu Public Money Public Code 2023 - Open Labs Hackerspace. Angazhimi i grupit te punes do intensifikohet meqenese dhe fushata elektorale per zgjedhjet vendore fillon zyrtarisht per pak dite. Do perditesojme ketu te gjithe te interesuarit.

R.S

2 Likes