Propozim për Workshop


(Eduard Milushi) #1

Përshëndetje,

Së bashku me një pjestarë tjetër të kominitetit Toptal në Tiranë kemi menduar të organizojmë një Workshop tek OpenLabs hacker-space.

Temat e workshopit do të jenë:

1. Parimet S.O.L.I.D në arkitekturën software
a. Ky workshop i dedikohet më shumë zhvilluesve software
b. Ky workshop do të ndihmojë dhe prezantojë pjesmarrësit me metodat që duhen përdorur për të ndërtuar një software që mund të mirëmbahet lehtësisht dhe gjithashtu të jetë lehtësisht i zgjerueshëm.

2. Hyrje në UX (User Experience Design)
Të dy workshop-et do të zhvillohen në gjuhën Shqipe.

Data që propozojmë për zhvillimin e këtyre Workshop-eve është 24 Shtator 2018, ora 18:00
Shpresoj të kem aprovimin tuaj.


(Izabela Bakollari) #2

Pershendetje Eduard,

Faleminderit qe shkruajte.

Tek faqja e aktiviteteve orari eshte i lire kështu qe mund te vazhdojme me organizimin e aktivitetit.

Duhet te konfirmoj nje anetar qe ka celesat e Open Labs qe mund te jete prezent gjate eventit.

Izabela


(Eduard Milushi) #3

Te falenderoj per pergjigjen Izabela.
Te lutem me thuaj se cfare te duhet nga ana ime? Neser do te nis nje email me detaje te plota te eventit.

Gjithe te mirat!


(Izabela Bakollari) #4

Per momentin duhet te konfirmoje nje nga @Members qe ka celesat e Open Labs nese mund te jete prezent.


(Nafie Shehu) #5

Hi,

Mund te ju ndihmoj une me celesat ne kete date :).

Faleminderit,
Nafie


(Eduard Milushi) #6

Ju falenderoj per disponueshmerine :slight_smile:


(Izabela Bakollari) #7

Faqja ne wiki dhe eventi ne Facebook:

https://www.facebook.com/events/276855366485327/?active_tab=about


(Eduard Milushi) #8

Faleminderit Izabela:

Kjo eshte Agenda:

18:00 - Regjistrimi
18:20 - Një prezantim i shkurtcër me “remote work”
18:40 - Parimet S.O.L.I.D në arkitekturën software
19:30 - Coffee Break
19:50 - Hyrje në UX
20:30 - Prezantim mes Pjesëmarrësve


(Izabela Bakollari) #9

Perditesova eventin ne FB dhe faqen ne wiki. Shihemi ne event!


(Eduard Milushi) #10

Faleminderit të gjithë pjestarëve të OpenLabs për ndihmën në organizim e Workshop-it.
Shihemi në evente të tjera…