Projekti 'FaceShieldMask'

Pershendetje,
Po ju shkruaj ne lidhje me nje nisme qe ka filluar keto kohe per te ndihmuar personelin e Spitaleve ne Shqiperi dhe Kosove ne realizimin e maskave permes prodhimit te tyre me 3D printer. Kerkohet kontribut ne material filament per 3D printer si dhe perdorimi i 3D printerave te tjere. Po ju dergoj ketu thirrjen :

Për të ndihmuar punonjësit shëndetësorë, që janë në ballë të frontit me COVID-19 në Kosovë e Shqipëri, Prof. Dr. Shaban Buza, profesor në Universitetin e Prishtinës, mori nismën për prodhimin e një prototipi të pajisjes të emërtuar “Faceshield Mask – Second Line Protection for Hospitals” (Maska mbrojtëse e fytyrës – mbrojtja e linjës së dytë për spitale). Prototipi prodhohet në 3D Printer, bazuar në modelin e siguruar si rezultat i bashkëpunimit të Universitetit të Transilvanisë nga Rumania dhe Universitetit Politeknik të Valencias nga Spanja.
Janë krijuar dy ekipe për këtë nismë humanitare: një në Kosovë i udhëhequr nga Shaban Buza dhe i dyti në Shqipëri i udhëhequr nga Dea Buza. Të dyja ekipet kanë prodhuar prototipin e pajisjes, dhe janë vendosur kontaktet me institucionet për të adresuar nevojat!

Mjekët dhe infermierët kanë nëvojë sot më shumë se kurdoherë për ruajtjen e shëndetit të tyre që ta ruajnë shëndetin tone. Pasi vlerësimet e para tregojnë se nevojitet një sasi e madhe e këtyre maskave, pra duhet material bazë (filament) shtesë për 3D Printer, poashtu edhe numër shtesë i 3D Printerëve.

Mendova ta ndaj me ju, nese e gjykoni te arsyeshme ose e keni te mundur te ndihmoni ne cfaredolloj mase ne kerkesat qe kane.
Ketu gjeni kontaktet e njeres nga koordinatoret per Shqiperine, por gjithsesi mund tiu lidh dhe une me tej me te:
deabuza (@) gmail.com

Faleminderit.

Jora

2 Likes

Si mundet të vimë në ndihmë me këtë? Vlen të ngremë një fushatë fundraising?

Doja te theksoja qe 3D printeri ne hackerspace eshte ne dispozicion. Ka dhe filament, qe ka nje kosto qe do ishte mire te gjejme nje menyre te mbulohej, por supozoj qe asnje nga anetaret nuk do ishte kunder qe te perdorej per kete rast.
Me pak fjale perdoreni 3D printerin, aq me teper kur behet fjale per ceshtje te tilla :slight_smile:

R.S

1 Like

I gjithe komunikimi i tyre eshte kanalizuar ne nje group ne fb: https://www.facebook.com/groups/219876996037646/?multi_permalinks=220807515944594%2C220598132632199%2C220593559299323%2C220054499353229%2C220750002617012&notif_id=1585155358570614&notif_t=group_activity
Deri tani nuk kane ndermarre crowd-funding initiative, por eshte publikuar nje llogari paypal per kontribute: PayPal.Me/FaceShieldMaskAL


Kerkesa ime nisi meqenese nje nder kerkesat kryesore ishte perdorimi i printerave 3D, per prodhimin e pjeses si ne foto te maskave, ne kapacitetin qe ka printeri, dhe me sa di Open Labs e zoteron nje.
Gjithsesi gjithcka mbetet brenda mundesive te gjithesecilit.

Hey @Jora faleminderi qe e ndave.
Ne pershkrim nuk eshte shume e qarte nese kerkojne printerin per perdorim apo dhe persona qe mund te printojne. Mendoj qe mund te kontaktojme ne email per me teper detaje.

Sic tha dhe Redoni nga Open Labs nuk eshte dikush kunder perdorimit dhe aq me pak ne kete rast. E vetmja problematike me perdorimin e printerit eshe qe jo shume kane njohuri ta perdorin nga ana jone si anetare (duke mare parasysh qe nje pjese tashme jane izoluar dhe jashet tirane), por besoj qe mund te rregullohet.

Hey, Sidorela, une nuk kam arritur te kontaktoj me ta specifikisht sepse prisia pergjigje nga ju. Kam pershtypjen ata kane prototipin (materialet qe duhen) per ta printuar dhe perdorimi besoj do ishte mire te behej nga njeri nga ju qe di ta perdore dhe eshte ne Tirane, sic e the dhe vete. Une jam shume e gatshme te vij gjithashtu dhe te ndihmoj, edhe pse vete nuk di ta bej sepse se kam perdorur ate ne Open Labs (kuptohet duke marre masat e duhura ne lidhje me distancimin social). Mbase si fillim duhen kontaktuar me email me ta, duke i informuar se cfare mund te merret persiper nga OL dhe pastaj e menaxhojme midis nesh, si thua?
Shume rrofsh per pergjigjen :slight_smile:

@anxhelo dhe @kominoshja qe keni printuar, cili eshte open source software qe perdoret per 3D printerin qe kemi? Per Linux, Mac dhe Windows?

R.S

Pershendetje Jora,gjate fundjaves se ardhshme organizohet ne Tirane Hack the Crisis Tirana e cila është një hackathon qe ka per qellim suportin e ideve dhe MVP ne lidhje me krizen e covid-19.Une jam pjese me organizatoret dhe po mundohemi te kemi dhe disa cmime ne cash qe te mund te ndihmojne idete dhe konceptet.Te sugjeroj te behesh pjese nese e shikon si nje gje qe mund te ndihmoje ne zhvillimin e prototipit.

3 Likes

Shume faleminderit Arlind, une do e ndaj me organizatoret e kesaj nismes, Hackathonin meqe jane dhe me ne brendesi te saj. :slight_smile: