Programatore Java dhe SAP


(Redon Skikuli) #1

Me poshte nje email qe me erdhi nga Kostaq Cipo per mundesi angazhimi profesionale:

Kompania gjermane AMD (http://amd-tirana.al) kerkon programatore Java si dhe punonjes me eksperienca ne platformen SAP (programim, integrim, support).

Nese keni eksperienca te tilla dhe deshironi te vini te jetoni dhe punoni ne Tirane, me kontaktoni me e-mail (kostacipo@gmail.com) ose tel +355685563609.
Une aktualisht punoj vete ne kete kompani dhe mund t’ju jap me shume informacion si dhe t’ju integroj menjehere ne procesin e rekrutimit me zyren e burimeve njerezore.
Kete informacion mund t’ja shperndani miqve dhe te njohurve tuaj
Gjithe te mirat dhe fundjave te mbare.
Tung,


(Elio Qoshi) #2

Do promovojmë pozicione pune që kanë të bëjnë me softuer dhe dije proprietary? Sepse ajo është SAP.


(Kristina Qejvanaj) #3

Gjithe moshat perfshihen ?


(Redon Skikuli) #4

Cdo person që ka eksperiencë në programim (zhvillim programesh softuerike) mund të aplikojë @kristinakvn. Nuk ka limitime për moshën :slight_smile:

R.S


(Redon Skikuli) #5

Me sa di Java ‘është’ OS https://stackoverflow.com/questions/2030814/is-java-an-open-source-programming-language

R.S


(Elio Qoshi) #6

Po flas per platformen SAP qe eshte gjysma tjeter e postimit tend.


(Redon Skikuli) #7

E kisha për gjysmën e mirë të postimit :wink:

R.S


(Redon Skikuli) #8

@kristinakvn hidhi një sy këtij postimi kur të kesh kohë Si të përdor forumin?

R. S