Prezantohet portali gjeografik i Tiranës me të dhëna të hapura


(Redon Skikuli) #1

Publikimi fillestar: https://openlabs.cc/anoncohet-gjeoportali-me-te-dhena-te-hapura-ne-shqiperi/

Bashkia e Tiranës, bashkia më e madhe në Shqipëri, ka dhuruar të dhëna gjeografike për OpenStreetMap duke përdorur licensë të hapur. Pas disa komunikimeve me kontribues lokalë dhe ndërkombëtarë të komunitetit OpenStreetMap dhe duke u bazuar në memorandumin e bashkëpunimit i cili u firmos në 2017 midis Bashkisë së Tiranës dhe Open Labs Albania, të dhënat e dhuruara filluan të hidhen gradualisht në OpenstreetMap duke përdorur gjeoportalin geoportal.openlabs.cc. Të dhënat e disponueshme përfshijnë ndërtesa, lartësitë e ndërtesave, rrugët dhe emrat e tyre dhe do të ndihmojnë komunitetin lokal OSM të kontribuojë akoma më shumë në platformën OpenStreetMap.

Rreth OpenStreetMap
OSM është një projekt bashkëpunues virtual për të krijuar hartën e lirë dhe të editueshme të botës. Krijimi dhe rritja e OSM-së është motivuar nga kufizimet në përdorimin ose disponueshmëria e informacionit të hartës në shumë pjesë të botës, dhe shpikjes së pajisjeve të lira portabël të nagivimit satelitor. OSM konsiderohet një shembull i spikatur i informacionit gjeografik vullnetar dhe publikon të gjitha të dhënat e tij në një licencë me kod të hapur.

Teknologjia e përdorur
Gjatë muajve të fundit anëtarë të komunitetit Open Labs kanë rishikuar me kujdes të dhënat e dhuruara dhe ka filluar të shtojë informacionin në OSM duke përdorur gjeoportalin, një vegël e zhvilluar nga Jonathan Beliën (@jbelien), anëtar bordi i OSM Belgium dhe anëtar aktiv i Open Labs hackerspace. Gjeoportali u zhvillua duke përdorur software me kod-burim të hapur si MapServer dhe Apache. Aktualisht geoportal.openlabs.cc siguron një shërbim WMS dhe një shërbim TMS që mundëson shfaqjen e rrugëve dhe ndërtesave me të dhëna nga Bashkia e Tiranës. Këto shërbime mund të përdoren në iD Editor ose JOSM. Vlen për tu theksuar dhe kontributi i Besfort Gurit (@besiguri), haktivist dhe anëtar i FLOSSK Kosova, i cili me dijet e tij ndihmoi në procesin e donacionit të të dhënave nga Bashkia e Tiranës.

Joni Baboçi, Drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, theksoi se “Puna e bërë nga Bashkia si pjesë e hulumtimit, analizës dhe mbledhjes se të dhënave për Planin e ri të Përgjithshëm TR030 janë asete të rëndësishme publike. Është e arsyeshme që ato të shpërndahen në OpenStreetMap apo çdo entitet tjetër me burim të hapur me qëllim që këto të dhëna – puna për mbledhjen e të cilave është paguar nga qytetarët dhe taksapaguesit – ti shërbejnë sa në mirë qytetarëve në çdo formë apo metodë që ata e shohin të arsyeshme. Vlerësojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të komunitetit Open Labs për t’a bërë këtë ide realitet”, shtoi ai.

Ky ishte një hap i madh përpara pasi të dhënat gjeografike po përdoren në shumë shërbime në ditët e sotme. Që nga startup-et e deri në jetën e përditshme, të dhënat gjeografike cilësore e bëjnë qytetet si Tirana më të aksesueshme dhe më të lehtë për t’u eksploruar. Gjithashtu, platforma të tilla i ofrojnë zhvilluesve të programeve kompjuterike një vegël shumë të mirë për programuesit dhe kompanitë të ndërtojnë mbi të. Shumë bashki të tjera në shtete të ndryshme kanë dhuruar të dhëna të hapura (Open Data) për OpenStreetMap dhe tashmë Tirana është një prej tyre.

Website: geoportal.openlabs.cc


(Anisa Kuci) #2

COOOOOOL
te postojme neper rrjete sociale tani
:smiley:


(Redon Skikuli) #3

Për ata që duan të kontribuojnë në projekt:

Faleminderit,

R.S


(Redon Skikuli) #4

Ka filluar gradualisht dhe mbulimi mediatik:

Në qoftë se shikoni në internet artiku jtë tjerë ju lutem shkruani këtu që ti shtojmë në https://wiki.openlabs.cc/faqja/Migrimi_i_të_dhënave_të_Bashkisë_së_Tiranës_në_OpenStreetMap#Mbulimi_n.C3.AB_media.

R.S


(Sidorela Uku) #5

Postim dhe ne maling list te OpenStreetMap:
https://lists.openstreetmap.org/pipermail/talk/2018-February/080231.html

Faleminderit,
Sidorela


(Silva Arapi) #6

Urime te gjithe atyre qe punuan me gjeoportalin, pune fantastike! :smile: :clap::clap:


(Redon Skikuli) #7

Kemi disa publikime në media të cilat janë publikuar këtu https://wiki.openlabs.cc/faqja/Migrimi_i_të_dhënave_të_Bashkisë_së_Tiranës_në_OpenStreetMap#Mbulimi_n.C3.AB_media.

R.S