Prezantim / takim

Miredita,

Jam Eda, jetoj ne France (Marseille per momentin), jam ne Tirane per disa dite (deri ne 4 Nentor), vij here pas here ne Tirane. Kam qe ne RMLL 2018 qe dua t’iu takoj :slight_smile:

Jam informaticiene, aktiviste e libre software / open data / liri numerike :slight_smile: Desha t’iu takoj, te shkembej me ju ne openlabs nese eshte e mundur IRL. Kam pershtypjen qe kemi gjera per te ndare :slight_smile:

Rremujshem, per çfare mund te shkembejme bashke :

  • bashke-organizoj rregullisht ne France ateliere/workshops per te dale nga GAFAM-et (Google, Amazon, Facebook, Apple, Microsoft), i quajme “free your digital life” workshops. I bejme per njerezit e gjere, jo specialiste, pa pagese, ata sjellin komjutera dhe telefona, ne i ndihmojme, shpegojme, intalojme, alternativa. Keto ateliere mbeshteten mbi te gjitha mbi idete dhe iniciativat e FRAMASOFT, shoqate franceze qe ka bere nje pune fenomenale ne menyre krejtesisht te pavarur (mbahet me donations nga njerezit) per te edukuar dhe ndryshuar peisazhin numerik francez por dhe me gjere (peertube zhvillohet ne Framasoft). Gjithashtu bazohemi mbi freeyourandroid te FSFE. Kemi fisha pune per atelieret, qofte per ne aktivistet, qofte per njerezit per te punuar ne pavaresi, fisha qe mund te perkthehen per shembull ne shqip :slight_smile:

  • ateliere/workshops edukate informatike per femijet te bazuara 100% ne libre/free software (mesojme te kodojme, mesojme çfare eshte libre/open source software, mesojme Vikidia, OSM, te heqim publicitetin ne Internet, te ndalojme trakimin et te dhenave, te mbrojme veten dhe te respektojme te tjeter).

  • bashke-organizoj ateliere/workshops ekollogjiko-informatike per te mesuar vete per te riparuar dhe mbajtur gjate kompjuterin, gjithashtu cryptopartys dhe Linux install partys.

  • Wikipedia : bashkepunoj me Florence Devouard, ne projektin Women in Red (les sans pagEs ne fr)

  • OSM : jam aktiviste e vonshme, kam vetem dy vjet kontribuim… Ndjek punen e OSM France dhe jam ne shoqatat lokale. Zbulimi i fundit per te cilin jam entuziaste eshte aplikacioni StreetComplete qe eshte disi si Pokemon Go per OSM :slight_smile: Kam vene re qe njerezit jo specialiste, dhe femijet gjithashtu, mund te kontribujne ne OSM me ane te StreetComplete ne menyre te kollajshme dhe argetuese.

  • ne jeten profesionale jam e specializuar ne “çlirim” numerik strukturash, keshilloj dhe kryej kalimin ne infrastruktura 100% libre/open source (mail, nextcloud, linux, lineageOS, çifrim kompjuterash + telefonash …) + programoj/drejtoj projekte nese me pelqejne dhe nese kodi i tyre eshte apo deshiron te behet libre/open source.

  • ndihem keq qe nuk kam bere asnjehere pjese ne grupet localisation per perkthime ne shqip, me behet qejfi qe sa vjen dhe me shume shof perkthime ne shqip (nextcloud/wikipedia/osm/libreoffice/debian:) Kam pershtypjen qe ju ne openlabs keni bere shume per kete gje, si dhe te tjera, bravo :slight_smile:
    Kam shume deshire, nder te tjera gjera, te filloj te perkthej Pepper & Karrot ne shqip :

Shoqatat ku bej pjese ose marr pjese: Framasoft, chatons, laquadraturedunet LQDN, april, aful, debian fr, … dhe co-drejtoj RevLibre.

Jeni hapur keto dite?

Eda


Web : eda.mutu.net/en / revlibre.org
Mastodon : framapiaf.org/@eda / mamot.fr/@revlibre
Matrix : @everdha:matrix.org
XMPP : eda-kik@conversations.im
Peertube : tube.piweb.be/accounts/revlibre
Music : music.revlibre.org

5 Likes

Pershendetje Eda, patjeter qe jemi hapur mjafton te na thuash. Do ishte kenaqesi te kishim nje shkembim informacioni mbi ato qe permendet me siper. Do e diskutojme edhe me anetaret e tjere dhe ta leme takimin.

2 Likes

Përshëndetje Eda,

Faleminderit që e ndave me ne informacionin e mësipërm.
Ditën e shtunë me datë 2 nëntor do kemi dy aktivitete në Open Labs, një në orën 11:00 dhe një në orën 17:00 ku mund të bashkoheni.

Unë do kaloj dhe t premten pasdite në hackerspace, ku nëse je e lirë mund të bashkohesh.

Sidorela
:slight_smile:

1 Like

@eda gjykuar nga fusha jote e aktiviteteve, do na mbledhesh te gjitheve ne hackerspace :smile:

Je mese e ftuar ne aktivitet e permendura nga Sidorela me siper, ose mund te organizohemi edhe me heret, nje pasdite gjate javes, besoj do jete me e pershtatshme per te biseduar :slight_smile:

1 Like

Ok per mua ne pasdite, te premten jam e lire pasdite nga 4 deri vone :slight_smile: Neser (e enjte) pas ores 5. Te shtunen per momentin jam e lire. Me thoni si eshte me mire dhe per ju qe te shkembejme sa me mire :slight_smile:

Eda

1 Like

Hi Eda,
Të premten në 18:00 po organizojmë një takim, ku mund të prezantosh dhe për projektet të cilat përmende më lart si dhe të njohësh komunitetin.
Po e shtojmë dhe në wiki-n tonë të aktiviteteve :slight_smile:

Shihemi nesër,
Sidorela

2 Likes

Shume mire, shihemi te premten :slight_smile:

Eda

2 Likes

E shtova dhe ne lsiten e aktiviteteve https://wiki.openlabs.cc/faqja/Aktivitete
Mirese te na vish ne hackerspace Eda :slight_smile:

R.S

1 Like

Më në fund kemi përkrahës edhe nga Franca (apo kemi pasur edhe më parë?).
Megjithëse unë akoma ia kam inatin Macronit për atë proçkën :slight_smile:

1 Like

Faleminderit Redon dhe te gjitheve :slight_smile: Jam shuuuume e gezuar qe po ju takoj :slight_smile:

Dashamir, Macron dhe free/libre software jane dy bote te ndryshme. Shpresoj te perfaqesoj sa me mire kete te dyten :slight_smile: dhe shpresoj shume qe ne roundin e dyte (nese behet) BE-ja te mos e degjoje me Francen.

Meqenese jemi ne politike : https://en.wikipedia.org/wiki/Surveillance_capitalism, Shoshana Zuboff (teoriciene e kapitalizmit te mbikqyrjes) eshte goxha e lexuar ne rrethet tona :wink:

Shihemi me vone :slight_smile:
Eda

3 Likes

Miredita Openlabs,

Megjithese po e shkruaj mesazhin me pak vonese (12 dite me tej), ishte nje kenaqesi vertet shume e madhe per mua t’iu takoj ne Tirane dhe te kaloj mbasditen e darken me ju. Mund te kisha ndenjur pa frike non stop te pakten 24 ore duke biseduar me ju :slight_smile:

Ne njefare menyre e kam bere disi, kam 12 dite, qe ne Tirane dhe pastaj ketu ne France flas per ju, iniciativat, aktivitetet, perberjen, motivimin, etj. Sot per shembull, duke treguar sitin tuaj, inspirova nje klient francez per te ndryshuar sitin e vet haha :slight_smile: Te premten e shkuar ne aperitivin mujor Marseille te perbashket te organizatave OpenStreetMap PACA + Wikipedia + Hack in Provence + RevLibre + PLUG (Provence linux User Group) + Marsnet (local hoster si tipi i cloud68), fola per ju, tregova sitin, provova e tregova CityZen app (duhet updatuar baza e te dhenave, pak mbrapa me ato te OSM, perndryshe pati shume sukses :wink: dhe cloud68 (qe pati goxha pelqyesa, ofertat, siti, etj).

Premtova qe do iu nisja nje liste me linqet e çka iu tregova rreth aktivizmit Francez kur u takuam, do ulem dhe do e bej sapo te kem pak me shume kohe.

Kam shume deshire te bashkepunojme bashke, ne aktivizma, nepermjet pershembull shoqates RevLibre [https://revlibre.org] qe kam co-themeluar, por jo vetem :slight_smile: ekosistemi i shoqatave ku bashkepunojme ketu ne France nga larg apo afer eshte i gjere. Mund te behemi shoqata si-motra, apo ku di une, mund ta quajme ndryshe :slight_smile: Sigurisht nese keni deshire dhe funksionon :slight_smile:

Konkretisht, mund te ndajme njohuri, materiale, ne pergjithesi ne anglisht kur kam mundesi, nese kam kohe me e mira do ishte ti perkthej ne Shqip. Materialat e para qe kam ne koke dhe qe dua te rregulloj et perkthej ne anglisht et shqip jane ato te Cryptopartys (apo free digital life workshops), qe ne ne RevLibre bejme rregullisht ketu ne France, nje here ne muaj zakonisht. I bejme ne pergjithesi ne evente publike te gjera, per shembull beme para disa muajsh nje cryptoparty ne festival letrar te madh (me rastin e daljes se nje libri fantastikoshkencor qe denonconte derivat e shoqerise se cyberkontrollit). Me date 20 nentor do e bejme ne nje kafe/kinema me rastin e premieres te nje filmi dokumentar : La bataille du libre (https://www.labatailledulibre.org/en/home/). Qellimi per cryptopartit qe ne bejme eshte te depertojme sa me shume shoqerine, mos iu flasim vetem informaticieneve teknike, perkundrazi, t’iu flasim et te ndihmojme praktikisht njerezit e thjeshte, familjet, femijet, imigrantet etj. Prandaj zhvendosemi neper festivale e evente te hapura, me tematika te gjera. Per keto workshope une kam nje git repozitory me dokumenta fisha pune (https://framagit.org/eda/freemydig/) dhe nje baze njohurish qe jemi duke e perpunuar ne nje wiki per ta bere publike ne anglisht e frengjisht. Normalisht duhet ta mbarojme se shpejti.

Ok, po behet mesazhi shuuuuume i gjate dhe e shoh qe mund ta zgjas akoma me shume.

Po e mbyll me propozicionin e pare konkret te bashkepunimit :slight_smile:
Music@RevLibre (https://music.revlibre.org) eshte instance / pod i mirembajtur nga shoqata RevLibre me streaming muzike e bazuar mbi free software Funkwhale (https://funkwhale.audio/en_US) (qe eshte alternative free/libre source ndaj Deezer apo Spotify). Jeni te mirepritur per ta provuar dhe nese iu pelqen mund ta ndajme instancen bashke midis dy shoqatave (qofte ne perdorim, si dhe ne te drejta administrimi server : nese njeri nga iu deshiron me vone (hi Boris ;), mund te me kontaktoje dhe i shpjegoj anen teknike, nuk ka asgje te veshtire, per me teper qe Eliot, personi qe kodon Funkwhale, eshte ketu ne Marseille dhe jemi shoke :slight_smile:
Music@RevLibre eshte aksesibel ne web por dhe ne telefon/tablete via Subsonic per shembull.

Nese doni ta provoni shkruani nje mail ne anglisht tek music [at] revlibre [pike] org qe t’iu çojme (une ose Eliot) personalisht nje ftese per te hapur konto personale.

Nese iu pelqen, me vone, mund edhe t’iu ndihmojme me Eliot qe t’iu instalojme nje pod tuajin nese doni ta keni vetem per vete :slight_smile: Procedura e instalimit dhe update eshte shume e shpejte dhe e thjeshte, mund ta bejme bashke. Por siç propozova, nese iu pelqen ndajme kete qe kemi me gjithe qejf (ndrrojme emrin etj etj). Nese nuk iu pelqen/nuk ngjit/nuk ka nevoje nuk ka problem fare gjithashtu :slight_smile:

Per informacion (teknik) Funkwhale eshte i bazuar mbi protokollin ActivityPub, ashtu si dhe Mastodon, Peertube, dhe eshte projekt qe ben pjese ne fediverse dhe ne deçentralizimin e webit.

Me falni per gjatesine e mesazhit (mos tejkalova 5 linqe perseri :wink:
Ju pershendes te gjitheve :slight_smile:
Eda

2 Likes