Pre event: SFK Conference @ Open Labs Tirane (6 Mars, 17:00)


(Valmirmustafa) #1

Pershendetje,

Me 6 mars, prej ores 17:00 (kohe ideale per ne) do te donim te organizonim nje mini ngjarje ne Open Labs per te prezantuar Software Freedom Kosova.

Do te shpalosim programin, do te diskutojme mbi folesit dhe mundesise se pjesemarrjes se komunitetit ne SFK.

Software Freedom Kosova eshte nje nder tech konferencat me te vjetra vjetore ne rajon qe ka per qellim promovimin e softuerit te lire me kod burimor te hapur (free and open source software), e organizuar nga NGO FLOSSK, Prishtine, qysh prej vitit 2009.

Kete vit ajo do te mbahet me 4-7 Prill,2019, ne Prishtine. sfk.flossk.org


(Silva Arapi) #2

Përshëndetje Valmir,

Faleminderit që e ndave eventin edhe në forumin e Open Labs. Në edicionet e kaluara të SFK ka patur prezencë nga anëtarët e komunitetit, por eventi në fjalë duket një mundësi shumë e mirë për tu informuar rreth konferencës edhe për ata që nuk kanë qënë më parë.

Shihemi në datë 6 :slight_smile:


Silva


(evavranici) #3

Pershendetje @valmirmustafa,
Ashtu sic permendi Silva, ju presim me date 6 Mars. Do ju kerkojme nje ndryshim ne orar qe te pershtatet me programin tone, ne qofte se eshte okay nga ana juaj, per ta nisur eventin ne oren 18:00.
Shihemi se shpejti! :slight_smile:


(Valmirmustafa) #4

Tung @evavranici,
Po patjeter e fillojme ne oren 18:00, eshte kenaqesi te jem ne Open Labs e diskutojme per SFK, si dhe per OSCAL.

Shihemi te merkuren,
Valmiri.


(Redon Skikuli) #5

Të mirëpresim Valmir. Faleminderit për iniciativën. Shumë nga ne do jemi prezentë në SFK 2019 dhe mezi po presim :smiley:

R.S