Portali i të dhënave të hapura nga Bashkia e Tiranës

Të nderuar,

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me United Nations Development Programme Albania (UNDP) kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në promovimin e portalit e të dhënave të hapura (open data) nga Bashkia e Tiranës.

Kur: 19 prill 2017 ora 10:00
Kur: Piramida.

Axhenda:

  • Fjala e hapjes z. Enkelejd Musabelliu, Drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik
  • Fjala e z. Brian J. Williams, Koordinator i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësues i UNDP në Shqipëri
  • Fjala e z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Rreth projektit
Open Data Tirana është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura. Ky projekt përpunon të dhënat e drejtorive dhe institucioneve të varësisë së Bashkisë së Tiranës e më pas i publikon në Internet për të rritur qasjen e qytetarëve në informacion, duke vendosur kështu një standard të ri mbi transparencën.

Eshtë një projekt me të cilin jam angazhuar prej muajsh personalisht nga UNDP dhe jam shumë krenar pasi bëht fjalë për projektin e parë me sa jam në dijeni ku një institucion i jep kaq rëndësi formatit të të dhënave duke respektuar parimet open data.

Gjtihashtu, mendoj që për ne si komunitet ka rëndësi të vecantë pasi janë informacione që ndihmojnë grupe të ndryshme të punës si OpenStreetMap si/dhe Wikidedia (me nënprojektin Wikidata).

Që të mos e zgjash më shumë, ju pres të mërkurën në 10.00 tek Piramida :slight_smile:


R.S

4 Likes

Ke mundesi te na dergosh linkun e platformes.

Falmnderit,
Besforti

Kam përshtypjen se do ndahet të mërkurën gjatë aktivitetit Besfort.


R.S

http://opendata.tirana.al/

1 Like