Platforma shqip.wiki

Prej disa javësh po punojmë me @kominoshja për zhvillimin e platformës shqip.wiki e cila ka si qëllim dokumentimin në shqip të elementëve tëteknologjive free open source, të dhënave të hapura, digital commons etj. Po e hap këtë thread që të informojmë komunitetin gradualisht rreth iniciativës dhe se si mund të angazhohemi si d he për të dhënë ide specifike rreth përmbajtjes. Një ide e përgjithshme u dha gjatë fjalimit të ditës së parë të OSCAL por ditët në vijim Borisi dhe unë do ju informojmë akoma më në detaje rreth platformës.

R.S

4 Likes

Harrova të ndaj pad-in ku do punojmë: https://pad.openlabs.cc/p/shqip.wiki

R.S

2 Likes

Jemi tashë dhe në IRC për të koordinuar punën: Freenode #shqipwiki.

R.S

1 Like

Punë shumë e mirë me këtë :clap:
Do angazhohem me shumë qejf në këtë iniciativë.

Edituesit e platformës do kenë mundësi të krijojnë llogari vetë apo do u duhet të kërkojnë akses paraprakisht.

Cheers,
Sidorela

2 Likes

Do doja të informoja që brenda javës do jetë gati dhe struktura kryesore e menu-së e cila do lehtësojë dhe zhvillimin e mëtejshëm të kontributeve si dhe një navigim më të lehtë.
@Sidorela: brenda javës @kominoshja do ndajë me ne dhe detajet rreth krijimit të llogarisë.
Në qoftë se dëshironi të kontribuoni me ide, propozime dhe angazhime konkrete ju mund të shkruani propozimet tuaja në faqen e Kuvendit (do jetë gati shumë shpejt).

Ndërkohë që mund të kontribuoni dhe me krijimin e logos së platformës e cila do reflektojë:

  • elementin e gjuhës shqipe;
  • faktin që bëhet fjalë për komunitet open source
  • e rëndësishme: mundësine e kontributit nga cdo person.
  • dije e përbashkët.

Elemente nacionaliste si shqiponja etj nuk do preferohen.

R.S

2 Likes

Personat që dëshirojnë të kontribuojnë ju lutem shkruani këtu dhe unë ose/dhe @kominoshja do ju kontaktojmë në vijim për detajet. Shumë anëtarë që janë aktivë në hackerspace kanë shumë dije në tematikat që prek shqip.wiki dhe ndarja e dijes tuaj me të tjerët mendojmë që do ishte shumë e dobishme për komunitetin dhe publikun e gjërë. Faleminderit,

R.S

2 Likes