Përshëndetje,
Unë jam Evelina, studente e Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, UT dhe aktiviste e Lëvizjes Për Universitetin. Komunitetin tuaj kam disa kohë që e njoh nga disa miq që ma kanë prezantuar dhe kam marrë pjesë në dy aktivitete te tuajat. Ju përgëzoj për punët e mira.
Pas disa hezitimesh për ta përdorur më parë forumin, po shfrytëzoj rastin të postoj rreth një teme që ju e keni prekur më parë në aktivitetet tuaja, por që së fundmi edhe ne po e shohim si shumë shqetësuese, sidomos prej pandemisë.
Prej kërkimeve tona, rezulton që mësimi online rezulton i dështuar për studentët, pasi shumica prej tyre nuk disponojnë as mjetet e duhura (laptopë, PC, telefona inteligjentë, etj.). Ndërkohë, paketat e internetit janë të papërballueshme për shumë studentë të cilët duhet te mendojnë dhe për kostot e tjera të jetesës, sidomos në këto kohë pandemie, kur po bëhet çdo ditë e më e vështirë të punësohesh.
Për arsyet e sipërpërmendura, ne kemi hartuar një peticion ku kërkojmë internet falas për gjithë studentët e universiteteve publike, si dhe pajisjen e tyre me gjithë mjetet e duhura teknologjike.
Pjesëmarrja juaj do të ishte shumë e çmuar për nismën tonë.
Ju falenderoj paraprakisht,
Evelina
PS: PETICIONI GJENDET KËTU :http://chng.it/NLmQWzxm7W