Përkthimi i mesazheve zanore në GCompris

GCompris është një program shumë edukativ për fëmijë. Mund të instalohet jo vetëm në Linux por edhe në Windows dhe macOS. Do ishte fantastike sikur të përdorej edhe nga fëmijët shqiptarë (në shkolla ose nëpër shpija). Mesazhet e tij janë përkthyer nga përkthyesi i mirënjohur Besnik Bleta.

Por programi është i shoqëruar edhe me mesazhe zanore, të cilat është e nevojshme të thuhen në shqip: GCompris Voice Recording Status A dini ndonjë institucion (arsimor ose kulturor) që mund të merrej me këtë punë? Ose a ka ndonjë vullnetar që mendon se mund ta bëjë (mundësisht ndonjë vajzë me zë të bukur)? Nëse po, kordinohuni me përkthyesit e KDE-së te kde-i18n-sq@kde.org.