Përshëndetje,
kohët e fundit gjeta se website i http://learnosm.org/en/ mund të përkthehej në shqip nëpërmjet disa mënyrave, njëra nga të cilat ishte nëpërmjet Transifex.
LearnOSM ofron guida për fillestarët të cilët duan të bëhen pjesë e OpenStreetMap nëpërmjet editimeve online në website apo dhe në JOSM.
Kam filluar të merem me përkthmin duke qenë se mendoj se do na ndihmonte me të gjithë individët e rinj që dëshirjonë ti bashkohen këtij komuniteti apo dhe persona të cilët do donin të mësonin më shumë rreth kësaj platforme.
Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e projektit duhet ti bëni join projektit në : https://www.transifex.com/hotosm/ (normalisht më parë duhet të krijoni një llogari nëse nuk e keni një të tillë).
Personalisht kam kontaktuar dhe me një nga menaxherët e projektit i cili më orientoi nga të nisja, njëri nga modulet është i përkthyer plotësisht http://nick-tallguy.github.io/sq/ , po punohet akoma (mbase linku nuk do funksionoje).
Nëse ka të interesuar mund të organizojmë dhe një event lokalizimi.
Faleminderit