Përdorim i ambienteve të OpenLabs

Përshndetje,
do të doja të përdorja ambientet e OpenLabs duke filluar nga java që vjen (dt.23.08 - 28.08.2021).
Orari i preferuar 10:00 - 15:00. Gjithësesi mund të përshtatem sipas mundësive të OL.
Gjithashtu do të doja të informohesha edhe mbi rregullat e përdorimit të ambienteve të OL.

Ju faleminderit paraprakisht,
Gjergji

Pershendetje Gjergji,

Rregulli qe kemi zakonisht per perdorimin e ambientin te OL eshte qe tema qe diskutohet apo nqs deshiron te zhvillosh aktivitet duhet te lidhet me temat qe OL trajton, si free and open source software, online privacy, open knowledge etc. Zakonisht duhet te kete nje anetar te pranishem per te hapur ambientin dhe qe te jete pergjegjes per ambientin gjate kohes qe eshte i hapur.

Zakonisht ne gusht ne e bejme pushim por do kordinohemi qe te vijme ta hapim ambientin.

Do te te ndihmoj une me hapjen e ambientit ne 23 dhe 24.

Doja te pyesja nqs deshiron te organizosh ndonje event apo thjesht do ta perdoresh ambientin per te punuar?

Faleminderit!

1 Like

Të faleminderit Nafie. Nuk do të zhvilloj aktivitet, do ta përdor ambientin për të punuar. Një nga detyrat, pjesë e punës është të bëj një vlerësim midis dy paketave opensource LibreOffice vs OnlyOffice. Kam kaluar disa kompjuterat në Linux Mint, por dokumentat janë krijuar në Ms Office. Problemi më i madh janë dokumentat e krijuar në Word.

@kokushta ne rregull, faleminderit. Neser ne 10 do e hap OL dhe mund te kalosh.

Faleminderit.

2 Likes